Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Lideri i qeverisë argumentoi se mbështetja për lirinë dhe paqen nuk duhet të kushtëzohet nga përfitimet apo qëndrimet politike të palëve.
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, i cili tha se Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehet se ky qëndrim nuk duhet të ndikojë në mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe popullin ukrainas.
Kryeministri theksoi se Ukraina ka gabuar në qëndrimin e saj ndaj Kosovës, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme. Lideri i qeverisë argumentoi se mbështetja për lirinë dhe paqen nuk duhet të kushtëzohet nga përfitimet apo qëndrimet politike të palëve. Më tej, ai sulmoi komentuesit në Tiranë e Prishtinë, të cilët sipas tij, kërkuan që Shqipëria të mos mbështesë më Ukrainën, ndërsa disa prej tyre, siç shkruan ai “u gëzuan për Rusinë”.
Rama: Miku im i shtrenjtë Volodymyr Zelensky qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Brenda një ore, nacionalistët më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nisur tashmë llogaritë gjeopolitike: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të mos bëjmë më tifo për të lirët e as të mos vajtojmë për të bombarduarit. Më të pamaturit mes tyre na sulmuan ashpër pse nuk hoqëm dorë nga Ukraina. Disa madje u gëzuan për Rusinë! Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk funksionon me parimin e shpërblimit të menjëhershëm apo kthimit të favorshëm.
Qëndrimi kundër një lufte agresioni dhe në favor të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen. Nuk është një nder që shkëmbehet me një nder tjetër, por është thelbi i asaj që je dhe i vlerave që mbron në këtë botë kaotike. Dhe për fat të mirë, Shqipëria nuk është një njeri i vogël që llogarit se kush i ka borxh kujt, por është "Evropa e Ballkanit" që tregon rrugën përmes besimit te liria, demokracia e paqja, dhe përmes forcës së shembullit të saj.
Ukraina mund të gabojë – dhe po, gabon – lidhur me Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme; dhe lufta për atë të drejtë është luftë për Evropën, por edhe për vetë ne. Këto të vërteta mund të bashkëjetojnë përkryer në të njëjtën fjali. Shqipëria është mjaft e pjekur për t'i mbajtur të dyja dhe do t'i mbajë ato. Ndaj po: UKRAINË E LIRË. Sot, nesër dhe përgjithmonë./Dosja.al
My dear friend Volodymyr Zelensky stood in Belgrade and said Ukraine will never recognize Kosova. Within the hour, the loudest folk nationalists in Tirana and Pristina were already reaching for the geopolitical calculator: perhaps we should punish Ukraine, stop cheering for the…
— Edi Rama (@ediramaal) August 13, 2026
Çfarë deklaroi më herët Zelensky ?
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kreu një vizitë në Beograd me 8 gusht, ku u takua edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës dhe se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare. Kjo deklaratë e tij, nxiti reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, ku të shumtë ishin figurat poltike që e dënuan atë. Gjithashtu, qëndrimi i Zelenskyt nuk u mbështet nga të gjithë politikanët ukrainas. Në Prishtinë u larguan banderola "Free Ukrianë", ndërsa në Tiranë protestuesit ndryshuan emrin e rrugës nga "Ukraina e Lirë", në "Dardania e Lirë"./Dosja.al
Kuvendi I Kosove KOSOVË- Tri institucionet kryesore në Kosovë udhëhiqen prej muajsh nga zyrtarë që ose janë në...
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar të enjten me aksionet e saj në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstitui...
veliaj TIRANË- Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë ankimuar zyrtarisht në Gjykatën Administrative të A...
Pamje Mosvazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përshkallëzoi të mërkurën përplasjet m...
VLORË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes në Vlorë ka debatuar edhe me kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjak...
VLORË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Ku&...
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë në Kuç të ...
VLORË- Takimi i Kryeministrit me kryetarët e bashkive ishte një takim informues për ato bashki që parashikohet të bashkohen...
Vlora Çitaku KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po bllokon kons...
KQZ TIRANË- Partia “Bashkimi Liberal Demokrat”, e drejtuar nga Arjan Starova, i është drejtuar KQZ-së, me një shkres&e...