LIVE UPDATES
Politike

"Droga është bërë fuqi e së keqes"/ Berisha: Narkoshteti vërtetë sot zotëron institucionet e shqiptarëve, duhen goditur kartelat shqiptarë të drogës

Në fjalën e tij ai i ka cilësuar marrëdhëniet me SHBA-të si të domosdoshme për shtetin shqiptar, sidomos për përballimin e krimit të organizuar dhe trafikun e drogës të cilat, sipas tij, kanë marrë përmasa shumë të mëdha.

10 September 2026, 21:47 Nga G.M

"Droga është bërë fuqi e së keqes"/ Berisha:

SHBA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vizita e tij në SHBA nënkupton një mundësi të madhe për të ndërtuar një partneritet dhe bashkëpunim të fortë me ta. Gjatë një interviste me Çim Pekën, Berisha i ka cilësuar marrëdhëniet me SHBA-të si të domosdoshme për shtetin shqiptar, sidomos për përballimin e krimit të organizuar dhe trafikun e drogës të cilat, sipas tij, kanë marrë përmasa shumë të mëdha.

Kreu i PD-së u shpreh se për ti dhënë një goditje përfundimtare narkoshtetit, duhet që të goditen si fillim kartelët shqiptarë të drogës jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet ku ata veprojnë. Berisha shtoi se opozita do të bashkëpunojë me SHBA-në dhe shtetet e tjera partnere për të kapur dhe vendosur para drejtësisë këta të fundit. Ai foli gjithashtu për situatën ekonomike në vend, duke thënë se ekonomia shqiptare po rrënohet dhe për të përballuar situatën duhet vullnet i qartë politik dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Për këtë kthim ju kishin thënë fjalën. Mjafton kthimi juaj me vizitën në Amerikë, a nuk keni plan për kthim tjetër?

Sali Berisha: Jo, unë sigurisht që kam, po për ata e thashë. Pa diskutim që unë kam plan, po për ata kjo ishte kthimi. Se e ke parasysh si funksionojnë ata, dhe natyrisht që jo, unë këtë e konsideroj tërësisht një mundësi të madhe të re për të ndërtuar një partneritet, bashkëpunim shumë të mirë me këtë vend, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne si parti kemi në themel vlerat, që ka në themel ky vend i lirë dhe e sigurtë është që ky moment është një mundësi shumë e madhe e jona për të ndërtuar marrëdhëniet më solide me SHBA, që janë të domosdoshme. Çimi sot droga është bërë fuqi e të keqes dhe pa mbështetjen e SHBA, mbështetjen e vendosur dhe të partnerëve ndërkombëtar Shqipëria nga kthetrat e drogës nuk del dot.

Është tjetër krimi i organizuar që kishim ne në vitin 2004-2005. Ky është një krim i organizuar që administron miliarda, krejt tjetër. Dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi me SHBA dhe vendet partnere është një kusht shumë i rëndësishëm.

Çim Peka: Vetëm se krimi i organizuar nuk u zhvillua këtë vit. Ka vite që është zhvilluar me Edi Ramën dhe trafikun e drogës, pra narkoshteti. Por në 2021 kur e filluat betejën tuaj, betejën e dinjitetit dhe që rimorët opozitën, pse besuat se pa SHBA apo dhe në betejë me ta, ju mund ta fitonit betejën me narkoshtetin. Sepse beteja për dinjitetin dhe kundër qeverisë, ishte betejë kundër narkoshtetit. Dhe në atë kohë ju nuk i kishit SHBA në krah.

Sali Berisha: Narkoshteti vërtetë sot zotëron institucionet e shqiptarëve, por lidhjet ndërkombëtare i ka të stër fuqishme. Për t'i dhënë goditjen përfundimtare narkoshtetit duhet goditur kartelet shqiptare të drogës, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet ku ato ndodhen. Dhe absolutisht ne do bashkëpunojmë me këtë vend dhe me çdo vend tjetër për t'i kapur dhe për t'i sjellë para ligjit.

Ekonomia po rrënohet. Ju e patë të dhënën e fundit të Eurostatit, rënia e prodhimit në Shqipëri është e dyta më e madhe pas Ukrainës që i ka zonat industriale të pushtuara. Kaq i fortë është,  në një vend të vogël ku leku bëhet më i fuqishëm se frangu zviceran, që mbështetet nga një GDP trilion i këtij vendi. E imagjinoni se çfarë force ka. Por a i dilet? Plotësisht, kjo kërkon në radhë të parë vullnet të qartë politik dhe kërkon bashkëpunim luajal ndërkombëtar./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin