LIVE UPDATES
Politike

"E dija se kjo ditë do të vinte"/ Berisha flet për 'non-grata' nga New Jersey: Vendimi ishte totalisht lobim korruptiv i Edi Ramës dhe George Sorosit

Berisha e cilësoi shpalljen 'non grata' si një lëndim në dinjitetin e tij dhe shtoi se vendimi erdhi direkt pas kundërshtimeve ndaj projekteve të lidhura, me George Soros, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiçin.

10 September 2026, 21:33 Nga G.M

"E dija se kjo ditë do të vinte"/ Berisha flet për

SHBA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur në lidhje me çështjen e tij 'non grata'. Gjatë një interviste të zhvilluar me Çim Pekën në New Yersey, Berisha ka deklaruar se që ditën e parë kur është marrë ky vendim ishte i bindur se do të rrëzohej sepse nuk kishte asnjë fakt të qendrueshëm.

Gjatë fjalës së tij ai shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e kongresmenit Lee Zeldin dhe një raportimi të Washington Times, të cilat ngritën dyshime mbi mënyrën se si ishte marrë vendimi. Berisha e cilësoi shpalljen 'non grata' si një lëndim në dinjitetin e tij dhe shtoi se vendimi erdhi direkt pas kundërshtimeve ndaj projekteve të lidhura, me George Soros, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiçin. Ai deklaroi se më pas u bënë përpjekje për një izolim ndërkombëtar, por vendet e tjera nuk pranuan të vendosin sanksione.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Pesë vjet më parë administrata amerikane bëri gjënë më antiamerikane që mund të kishte bërë ndonjëherë në raport me një vend që kishte kaluar nga komunizmi në demokraci. Sanksionoi lirinë, sanksionoi Sali Berishën, duke dëmtuar maksimalisht opozitën. Dhe pesë vjet më parë, Sali Berisha dhe qytetarët shqiptarë, një pjesë e mirë e tyre, por në mënyrë të veçantë diaspora shqiptare në Amerikë, bëri gjënë më amerikane që mund të kishin bërë ndonjëherë. Kundërshtuan vendimin antiamerikan të qeverisë antiamerikane, pra kundërshtuan sanksionimin e lirisë, sanksionimin e Sali Berishës dhe sanksionimin e opozitës në një farë mënyre. Kur para pesë vitesh erdhëm në Neë Jersey, po Sali Berisha bëri një foltore virtuale nga Tirana me diasporën këtu, konsiderohej e pamundur dhe e paimagjinueshme në fakt, që Sali Berisha mund të rikthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të gjithë mendonin se ishte më e lehtë të mundje Edi Ramën në Tiranë sesa të zhbëje vendimin e administratës amerikane për të sanksionuar Sali Berishën. Jemi fiks 5 vjet mbrapa, jemi në vitin 2026. E pamundshmja ka ndodhur, Sali Berisha ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm me diasporën e Neë Jerseyt. Një takim që në fakt nuk kishim menduar kurrë se do realizohej. Do të kemi këtë intervistë të shpejtë me zotin Berisha. Zoti Berisha përshëndetje. Kur e kishit filluar këtë betejë para 5 viteve, e kishit filluar për dinjitet, apo kishit menduar realisht se ti mund të arrije të riktheheshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Sali Berisha: Pa asnjë diskutim, që ditën e parë, kur kam vendosur të qëndroj ndaj këtij vendimi të paimagjinueshëm dhe thellësisht të padrejtë, kam qenë i bindur se e drejta do të triumfonte. Nuk e kam vënë ndonjëherë në dyshim, se kjo ditë nuk do vinte. Për arsye se arsyeja më e thjeshtë ishte se kisha çdo fakt, çdo të dhënë se vendimi ishte totalisht lobim korruptiv i Edi Ramës dhe George Sorosit, dhe se nuk kishte në mënyrë absolute asnjë dokument apo fakt të qëndrueshëm.

Dhe isha i bindur, isha i bindur se ajo një ditë, në një mënyrë ose në një tjetër, do të hiqej. Unë zgjodha një rrugë, që tani faktohet më e drejta, zgjodha rrugën gjyqësore. Por sado që në një aspekt ajo dukej më femërore, më e vështirë, ajo u provua se unë kisha 100% të drejtë. Pse kisha 100% të drejtë.

Në këtë proces, unë kam disa mirënjohje shumë të veçanta. Kam një mirënjohje të madhe për kongresmenin amerikan Lee Zeldin, që ia tha në sy, se ti s'ke asnjë fakt, asnjë dokument për Sali Berishën, por e ke marrë vendimin i bazuar, i nxitur nga Sorosi. Kisha një, një gazetar i Ëashington Times, i cili u mor në mënyrën më serioze këtë problem, dhe çfarë bëri, çfarë gjeti?

Punonjës të Departamentit të Shtetit gjeti ai, më thanë thotë ai, që procedura e Berishës është unike. Në cilin kuptim? Në kuptimin që s'ka kaluar në kanalet zyrtare që duhet të kalojë, por na ka ardhur nga sipër. Ka ardhur nga sipër, çka do të thotë që ishte marrë direkt nga Sekretari i Shtetit Blinken.

Kështu isha i bindur, se një e padrejtë nuk do të mund të qëndronte për kohë të gjatë. Nuk kam pasur dyshim në këtë.

Çim Peka: Megjithatë me aq sa ju njoh si politikan, ju gjithmonë zgjidhni rrugët e sigurta në beteja, por pak të gjata. Ku e merr këtë durim, Sali Berisha?

Sali Berisha: Të themi të vërtetën, të jemi fiks të qartë me ty. Unë kësaj here zgjodha rrugën e dinjitetit. Realisht. Po unë kisha 8 vite, që nuk kisha asnjë funksion zyrtar në lidershipin e Partisë Demokratike apo të vendit.

Kisha aq sa kisha autoritet moral dhe merresha, siç mund ta keni konstatuar me ato deklaratat e statuset e mia, me interesin kombëtar, çështjen kombëtare, dhe me krimin e organizuar, drogën. Këto me fjalë, duke u bindur se po mbroj interesin publik.

Tani, kisha kundërshtuar projektet e Soros-it si projekte të mirëfillta antishqiptare për në vlerësimin tim. Pra u bë një hakmarrje për shkak të lobimit të Soros-it dhe Rama e tha, ju në qoftë se ju kujtohet në 2019 kur më tha që 'ti s'kalon dot Atlantikun', tha që 'ky ka bërë konspiracion kundër politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara'. Unë konspiracion? Kurrë nuk kisha unë.

Unë kundërshtoja një projekt që absolutisht nuk ishte i Departamentit të Shtetit, s'ka qenë ndarja e shkëmbimit të territoreve fare, ishte një projekt i përgatitur nga OJQ në Beograd dhe i servirur. Ballkani i Hapur, nuk ishte një projekt i sugjeruar nga Departamenti i Shtetit në mënyrë absolute, ishte një projekt i sugjeruar nga Alex Soros dhe Vuçiç e Rama dhe kaq ishte.

Tani, në këto kushte, 8 vite pasi unë s'kisha ndonjë funksion, kujtohet të vënë sanksione për korrupsion një njeriu që më kishte lavdëruar më shumë se këdo tjetër për luftën kundër korrupsionit. Çfarë ishte kjo? Kjo ishte lëndim në dinjitetin tim. Unë e kisha mbyllur prej 8 vitesh kapitullin tim, s'më kishte akuzuar askush kurrë, s'më kishte paditur kurrë njeri.

Dhe del ky njeri i nderuar që unë kisha respekt për të, me këtë akuzë. Atëherë natyrisht që unë isha njeri, po në një kohë që unë isha i harruar, unë isha një person i harruar në arenën ndërkombëtare, s'kisha, 8 vite, 8 vite kohë e pamasë, i lirë. Ky del edhe bën lajm me sanksionimin tim. Dhe unë pastaj mendova që, do ndjek një rrugë gjyqësore, dhe mediatike, nuk do loboj. Nuk do loboj dhe s'kam shpenzuar asnjë qindarkë. Kjo mbetet e vërteta.

Pra, rruga gjyqësore, e cila ishte rruga e një qytetari që kërkonte në sallën e gjyqit t'i vendoste dinjitetin e tij. Kjo e zemëroi shumë më tepër atë dhe anturazhin e tij dhe pastaj ndërmorën masat e tjera, tentuan të më izolojnë në mënyrë më, më jo të njerëzore nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, ju kërkuan vendeve të tjera të vendosin sanksione. Fatmirësisht që të gjithë pa përjashtim refuzuan, edhe ata që më njihnin dhe ata që s'më njihnin, sepse kjo ishte një kërkesë pa asnjë mbështetje as ligjore, as dokumentare.

Kjo ndaj dhe unë pse do të loboja unë? Unë mendova... personalisht, në atë administratë, shumicën e tyre, përfshirë dhe presidentin e kisha takuar më shumë se një herë, dy herë ose më shumë. Pra unë e njihja. Çfarë të thoja, ma hiqni? Jo, unë i njihja ata.

Dhe unë zgjodha atë rrugë, nuk jam i penduar. Vjen keq që gjykatësi francez midis ligjit dhe një hapi në histori, zgjodhi burokracinë politike dhe e mbyllën me atë çështje, duke kaluar në fakt në shkallë të, tre shkallë, se Sekretari i Shtetit ka imunitet. Çka nuk është e vërtetë. Nuk ekziston asnjë formë imuniteti për shpifjen sepse shpifja nuk është funksion shtetëror i askujt.

Çim Peka: Po thoni se gjykatat franceze e kanë kaluar tre shkallët duke e mbyllur me argumentin se sekretari ka imunitet?

Sali Berisha: Njëherë, njërin, në njërën shkallë thonë se jo, nuk je qytetar i Bashkimit Europian, pikë që s'qëndronte fare. Pastaj përdorën imunitetin. Nuk mund të, nuk mund të procedojmë Sekretarin e Shtetit sepse ai është person me imunitet. Jo, nuk duan ata, aty. Por unë ato mundësi kisha. Mbase në një vend tjetër mund të kishte funksionuar më shumë, nuk e di./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin