Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas kryeministrit, tavani i të ardhurave për përfituesit do të rritet në 280 mijë lekë neto në muaj, ndërsa kredia maksimale do të rritet nga 12.5 milionë lekë në 17-20 milionë lekë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar politikat e reja të strehimit për vitin 2027, duke bërë të ditur se qeveria synon të mbështesë 4 mijë çifte të reja për blerjen e një banese. Rama tha se programi parashikon 2 mijë kredi me interes 0% për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro dhe 2 mijë kredi me interes 3% për banesa me vlerë mbi 60 mijë euro.
Sipas kryeministrit, tavani i të ardhurave për përfituesit do të rritet në 280 mijë lekë neto në muaj, ndërsa kredia maksimale do të rritet nga 12.5 milionë lekë në 17-20 milionë lekë.
"Do pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës për shtëpi. Sipas kritereve që do bëhen të qarta, po këtu nuk hyjnë kreditë e lidhura me administratën. 4 mijë çifte të ndarë sipas kategorive, janë 2 mijë kredi me interes zero. Për çdo apartament nën 60 mijë euro, dhe këtu flasim për apartamente të vogla, do të zerojmë kredinë. Ndërsa 2 mijë kredi të tjera do të jenë me interes 3 % për apartamente mbi 60 mijë euro. Strehimi social është vetëm një komponent, sot përballemi me një problem botëror. Një studim i fundit në Suedi, sot një i ri suedez mund të blejë më pak se 2 metra katror me kredi, jo nga xhepi.
Pra, jemi në kushtet kur nuk kemi të bëjmë vetëm me të pamundurit, por me njerëz që kanë të ardhura, por s’mund të blejnë një shtëpi me ato të ardhura që kanë. Kemi të bëjmë me burime njerëzore që s’mund t’ia lejojmë vetes t’i konsiderojmë të dorës së dytë. Këta njerëz që janë shtresa e re e mesme e Shqipërisë duhen mbështetur. Më pas vijmë te pjesa tjetër. 3 mijë mundësi të tjera për çelësa me qira të subvencionuar me 50 përqind. Edhe këtu me prioritet çiftet e reja. Emigrantët që kthehen, platforma do të mbulojë në vitin e parë 3 mijë çelësa duke paguar shteti gjysmën e qirasë, qira në një tavan 400 euro. Nëse i plotëson kriteret dhe ke një mundësi të marrësh një shtëpi me qera 400 euro, 200 i paguan qeveria.
Politika e tretë, politika e banesave të përballueshme. Nevoja për të patur një çelës, është shumë e rëndësishme. 30 % do të jenë strehim social, 40 % do të jenë strehim i përballueshëm dhe 30 % strehim në treg të lirë. Kemi një politikë që është nga më progresivet në Evropë, të 3% taksë në strehim. 3 % e fitimit shkojnë në fondin e strehimit për ata që nuk blejnë dot një pallat. Ku janë pallatet e ndërtuara, apartamentet që duhet t’i kishin njerëzit në këto kategori, janë aty po jo të përdorura. Dhe njerëzit me të drejtë thonë ku jemi ne? Shumica qeverisëse ka menduar ku do të jenë ata. Është koha ta marrim në dorë si qeveri”, tha Rama./Dosja.al
Hashim Thaçi HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të s...
SHBA- Kreu i opozitës, Sali Berisha, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Mesquite në Teksas, në një ceremoni ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjashtë programet e reja që do të përfshihen në Programin Kombëtar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar piketat kryesore të Programit të ri Kombëtar të Strehimit, i cili synon t&eum...
Degjesa RRAJCË- Banorët e Rrajcës kanë braktisur dëgjesën publike për Reformën e Re Territoriale pas debateve dhe t...
SPAK TIRANË- Një aksion i përbashkët ka ghoditur një rrjet mashtrimi shqiptare përmes 'Call Center-it'. SPAK, në ba...
Manja dhe Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është përplasur me kryetarin e Komisionit të Ligj...
Nancy VanHorn dhe Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me të Ngarkuarë...
Erion Veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kreut të B...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kallëzimit penal që gjyqtarët kanë depozituar në SPAK ndaj ministrit t&...