10 September 2026, 19:13
Nga E.d
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar pas kallëzimit në SPAK nga Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me pagat e muajit gusht për magjistratët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj është shprehur se ka refuzuar të hap dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë nga aty pa vendim të Parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët.
Më tej, ai theksoi se nuk do të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ministri e ka cilësuar situatën si një përshkallëzim të konfliktit mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit, duke shtuar se Ministria e Financave ka vepruar në përputhje me ligjin. Në fund ai thotë se çështja pritet të adresohet më 17 shtator, kur parashikohet miratimi i ligjit që do t’i japë Ministrisë së Financave kompetencat administrative për veprimin në këtë drejtim.
Reagimi i ministrit Petrit Malaj: Të kallëzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garantët e barazisë para ligjit! Sot, në Ministrinë e Financave u depozitua një kallëzim penal për mua si titullar i institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e thesarit në të gjithë Shqipërinë.
Arsyeja: Kemi refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë që aty pa vendim të Parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët.
Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit.
Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia.
Ndërkohë unë sot dua t’u bëj me dije qytetarëve sa kushton kërkesa e kallzuesve të nderuar, sipas shkallës së pagave:
Gjyqtar i Shkallës së Parë
Është: 376,381 Lekë
Kërkohet: 567,421 Lekë
Gjyqtar i Shkallës së Dytë
Është: 388,927 Lekë
Kërkohet: 586,335 Lekë
Gjyqtar i GJKKO
Është: 401,473 Lekë
Kërkohet: 605,350 Lekë
Efekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu.
Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro.
Ndërkohë u them drejtorëve të Thesarit në të gjithë Shqipërinë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, që sot u kallëzuan së bashku me mua, se duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar, duke ruajtur gjithmonë me rigorozitet financat e shtetit, të udhëhequr nga ligji./Dosja.al
petrit malaj reagim spak
Politike
10 September 2026, 18:20
G.M
Edi Rama
TIRANË- Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj i cili parashikon bashkimin e Agjencisë Shtetërore të...
Politike
10 September 2026, 18:03
E.d
Karl Bergner
TIRANA- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka deklaruar se reforma në drejtësi ësh...
Politike
10 September 2026, 14:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Bashkinë e Tiranës, e krijuar pas arrestimit të Erion Veliajt...
Politike
10 September 2026, 14:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar politikat e reja të strehimit për vitin 2027, duke bërë të ditur se qeve...
Politike
10 September 2026, 14:19
I.A
Hashim Thaçi
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të s...
Politike
10 September 2026, 14:14
I.A
SHBA- Kreu i opozitës, Sali Berisha, është nderuar me Çelësin e Qytetit të Mesquite në Teksas, në një ceremoni ...
Politike
10 September 2026, 14:08
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjashtë programet e reja që do të përfshihen në Programin Kombëtar ...
Politike
10 September 2026, 13:59
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar piketat kryesore të Programit të ri Kombëtar të Strehimit, i cili synon t&eum...
Politike
10 September 2026, 13:39
I.A
Degjesa
RRAJCË- Banorët e Rrajcës kanë braktisur dëgjesën publike për Reformën e Re Territoriale pas debateve dhe t...
Politike
10 September 2026, 13:21
I.A
SPAK
TIRANË- Një aksion i përbashkët ka ghoditur një rrjet mashtrimi shqiptare përmes 'Call Center-it'. SPAK, në ba...