Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai akuzoi qeverinë se ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe me 'bekimin' e saj janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po çmonton industrinë për të betonizuar Shqipërinë. Gjatë një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se katër vite, Shqipëria ka humbur 15.3% të prodhimit industrial. Sipas tij, ky deindustrializmin ndodh për shkak se Rama shton lejet për kulla dhe mbyll fabrika, shton betonin dhe frenon zhvillimin, nxit qarkullimin dhe legalizimin e parasë së pisët dhe godet prodhimin.
Deputeti i PL-së theksoi se narkoekonomia është vetë themeli i Narkoshtetit, të mbështetur mbi ekonominë e betonit, kullave, resorteve, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve. Kjo duke shtuar se një i ri shqiptar nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke punuar në një ekonomi që i ofron kryesisht punë me produktivitet të ulët, ndërkohë që fabrikat mbyllen, industria tkurret dhe investimet orientohen drejt betonit dhe pasurive të paluajtshme.
Ai akuzoi qeverinë se ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe me 'bekimin' e saj janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista. Në fund, Blushi tha se Shqipëria ka nevojë të prodhojë, jo vetëm të ndërtojë , të eksportojë, jo vetëm të importojë si dhe të krijojë vende pune, jo të eksportojë të rinjtë.
Tedi Blushi: Shqipëria po prodhon gjithnjë e më pak dhe po përballet me një dështim të rëndë ekonomik, duke u deindustrializuar pa ndalim, si pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik të gabuar, të orientuar me vetëdije drejt ndërtimit, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve.
Do të mjaftonte tatëpjeta e pandalshme e zhvlerësimit të euros dhe dollarit me lekun, për të kuptuar se narkoekonomia është vetë Narkoshteti. Të dhënat zyrtare të Eurostat janë alarmante: prodhimi industrial në Shqipëri ka rënë nga 100 pikë në vitin 2021 në vetëm 84.7 pikë në vitin 2025.
Pra, në vetëm katër vite, Shqipëria ka humbur 15.3% të prodhimit industrial. Nga 35 ekonomi europiane të përfshira në të dhëna, vetëm Ukraina, e përfshirë në luftë, ka një performancë më të keqe se Shqipëria.
Ky deindustrializim ndodh për shkak se Edi Rama shton lejet për kulla dhe mbyll fabrika, shton betonin dhe frenon zhvillimin, nxit qarkullimin dhe legalizimin e parasë së pisët dhe godet prodhimin dhe ngatërron propagandën turistike me ekonominë e qëndrueshme.
Është pikërisht ky model ekonomik që ka nxitur shpopullimin. Ndërkohë që Serbia e ka rritur prodhimin industrial me 8.8%, Turqia me 9.9%, Greqia me 12.7%, Polonia me 12.5% dhe Danimarka me 28.8%, Shqipëria ka bërë të kundërtën: ka shkatërruar kapacitetin e saj prodhues.
Sepse Edi Rama nuk ka një strategji serioze për industrializimin e vendit, për zhvillimin e industrisë përpunuese, për industrinë nxjerrëse minerare dhe hidrokarburet. Nuk ka asnjë politikë për rritjen e eksporteve, por vetëm për nxitjen e importeve. Narkoekonomia është vetë themeli i Narkoshtetit, të mbështetur mbi ekonominë e betonit, kullave, resorteve, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve.
Ky është modeli ekonomik i Edi Ramës, që po shpopullon masivisht Shqipërinë në kohë paqeje, sepse kur nuk krijon industri, vende pune produktive dhe eksporte konkurruese, ekonomia bëhet gjithnjë e më e varur nga pasuritë e paluajtshme, ndërtimi, konsumi dhe flukset e parave nga jashtë.
Një i ri shqiptar nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke punuar në një ekonomi që i ofron kryesisht punë me produktivitet të ulët, ndërkohë që fabrikat mbyllen, industria tkurret dhe investimet orientohen drejt betonit dhe pasurive të paluajtshme. Kompanitë përpunuese shqiptare po përballen njëkohësisht me mbiçmimin e lekut, rritjen e kostove të punës dhe prodhimit dhe konkurrencën ndërkombëtare.
Rënia e lartë e eksporteve të vendit nuk mund të kompensojë përfitimet e “fryra” propagandistike nga turizmi dhe as të mbulojë krizën që po kalon ekonomia e vendit si rezultat i politikave të papërgjegjshme të Qeverisë kundrejt sipërmarrjes dhe klimës armiqësore ndaj biznesit.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë sektorin e bujqësisë me synimin e rritjes së prodhimit bujqësor dhe blegtoral për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe rritjen e eksporteve.
Përkundrazi, që nga viti 2017, kur “Rilindja” e mori vetë timonin dhe tepsinë dhe vetë Ministrinë e Bujqësisë, është përgjysmuar numri i gjedhëve e të imtave dhe braktisja e bujqësisë ka rënduar më tej gjendjen ekonomike të fermerëve dhe ka rritur më shumë importet bujqësore për konsum.
Shqipëria mbetet e varur në masën më të madhe nga importet për produktet ushqimore bazë dhe ato bujqësore, pavarësisht nga potenciali i lartë dhe i pakrahasueshëm që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, me Maqedoninë e Veriut fqinje dhe vendet e tjera.
“Rilindja” dështoi të zhvillojë industrinë vendase me prioritet industrinë e përpunimit në tërësi dhe në veçanti të përpunimit të burimeve natyrore, me synimin e rritjes së vlerës së prodhimeve dhe rritjes së eksporteve.
Mosmbështetja e ndërmarrjeve eksportuese, rritja e çmimeve, zhvlerësimi i euros dhe barra e lartë fiskale dhe administrative kanë ndikuar në uljen e eksporteve.
“Rilindja” ka ofruar modelin e një ekonomie të betonit. Ekonomia e vendit është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit në ndërtim. Qeveria ka hapur dyert për dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe dhe, me bekimin e saj, janë hapur kufijtë e dyndjes së parave të pista.
Ndaj, rritja ekonomike jo vetëm bazohet në faktorë të paqëndrueshëm dhe risk të lartë, por ajo kurrsesi nuk mund të vlerësohet as e shëndetshme për aq kohë sa nuk është e bazuar te prodhimi dhe eksportet dhe te rritja e konkurrueshmërisë.
Për më tepër, ajo thellon polarizimin shoqëror dhe jo vetëm që nuk është përfshirëse, por rezulton qartë përjashtuese për shtresat më në nevojë.
Ndaj programi i Partisë së Lirisë, 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, sjell një përmbysje të plotë e të shpejtë të modelit ekonomik të vendit, nga një ekonomi të betonit dhe importeve në një ekonomi të prodhimit dhe eksporteve që bazohet në mbështetjen konkrete të prodhimit vendas, eksporteve dhe mbështetjen e kompanive të teknologjive më të avancuara që krijojnë vende pune të mirëpaguar për të frenuar largimin e të rinjve dhe tragjedinë e shpopullimit.
Sot Edi Rama mund të inaugurojë edhe njëqind kulla të tjera. Por një kullë nuk është fabrikë. Një resort nuk është industri. Një import nuk është prodhim. Dhe një statistikë turistësh nuk është zhvillim ekonomik i qëndrueshëm. Shqipëria ka nevojë të prodhojë, jo vetëm të ndërtojë. Të eksportojë, jo vetëm të importojë. Të krijojë vende pune, jo të eksportojë të rinjtë.
Ky është ndryshimi thelbësor mes modelit të Narkoekonomisë së betonit dhe modelit të zhvillimit kombëtar të Partisë së Lirisë. Shqipëria duhet të bëhet vend prodhues dhe eksportues. Dhe për këtë nevojitet një përmbysje e plotë e modelit ekonomik që Edi Rama i ka imponuar vendit./Dosja.al
Belind Këlliçi TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza për një afërsi ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar ditën e sotme se PD ka nisur punën për zgjedhjet vendore, duke theksu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se banorët e Patos-Marinzës meritojnë dëmshpërblim të ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrj...
Sali Berisha TIRANA- Lideri i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se zjarret që kanë përfshirë vendin janë t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokartike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale &e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se java pati një sërë protestash kundër korrupsionit të...
Edi Rama dhe Nertil Bellaj SELENICA- Kryeministi i vendit, Edi Rama mori pjesë ditën e djeshme në një aktivitet në fshatin Vajz&eu...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç KOSOVË- Serbia ka arrestuar një person nën dyshime ...