LIVE UPDATES
Politike

"Sadushi është avokati më i madh i zyrtarëve dhe politikanëve"/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Në reagimin e tij, ai kritikon gjithashtu qëndrimet e Sadushit lidhur me masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.

15 August 2026, 14:03 Nga E.d
"Sadushi është avokati më i madh i zyrtarëve dhe
Belind Këlliçi

TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza për një afërsi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Përmes një reagimi në rrjetin e tij social Facebook, Këlliçi thekson se Sadushi e ka ftuar Ramën për katër vite radhazi në një aktivitet privat në fshatin Vajzë, duke e cilësuar këtë afërsi si shqetësuese për pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit.

Në reagimin e tij, ai kritikon gjithashtu qëndrimet e Sadushit lidhur me masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion. Këlliçi thotë se Kryetari i Gjykatës së Lartë ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar praktikën gjyqësore dhe për të lehtësuar masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion, në mënyrë që burgu të jetë masa e fundit që merret ndaj tyre. Më tej, deputeti demokrat shton se një afërsi e tillë mund të cenojë besimin te pavarësia e drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Mega Skandal!!! Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Në një festë të Labërisë, në fshatin Vajzë, ishte vetë Kryeministri që zbuloi një fakt të pabesueshëm. Ai ndodhej aty sepse e kishte ftuar Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Pra, kryegjyqtari i Shqipërisë, që shpesh herë e kemi parë në foto me shall të kuq pionieri, qenka organizator i këtij ahengu dhe kishte insistuar personalisht që Kryeministri të ishte i pranishëm. Sipas Ramës, Sadushi e kishte bezdisur për katër vite me radhë me ftesa dhe, më në fund, ai kishte vendosur të shkonte. Kjo dëshmon një afërsi të pazakontë mes Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe kreut të qeverisë. Është në kufijtë e skandalit, edhe pse mes aferave të rënda të Edi Ramës kjo mund të duket paksa romantike.

Por a është kjo diçka që do të ndodhte në vende të tjera normale të Europës, ku duam të integrohemi?! Imagjinoni të jeni palë në një proces gjyqësor përballë Edi Ramës apo qeverisë së tij në Gjykatën e Lartë, të drejtuar nga miku i tij, Sadushi. A do të kishim barazi para ligjit?!

Asnjëherë më parë një instancë kaq e lartë e gjyqësorit në vend nuk është shfaqur dhe asociuar kaq hapur me një mazhorancë dhe kreun e saj. Gjykata e Lartë, që duhet të jetë garante e paanësisë dhe simbol i pavarësisë së drejtësisë, ekspozohet kështu si e njëanshme dhe e varur kryekëput nga Kryeministri.

Çfarë mesazhi u përcjell kryegjyqtari i vendit gjyqtarëve dhe magjistratëve të tjerë me këtë sjellje, kur bëhet publike se ai, si organizator i festës, e ka ftuar për vite me radhë Kryeministrin të jetë në krye të tavolinës?! Lidhjet dhe afeksioni i Sadushit me qeverinë janë të njohura.

Së fundmi, ai ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar praktikën gjyqësore dhe për të lehtësuar masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion, në mënyrë që burgu të jetë masa e fundit që merret ndaj tyre. Sadushi është tashmë zyrtarisht avokati më i madh i zyrtarëve e politikanëve, që kanë 13 vite që fusin çdo ditë e më shumë duart në xhepat e shqiptarëve./Dosja.al

belind këlliçi sokol sadushi edi rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...