Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në reagimin e saj, ish-ministrja ka sjell në vëmendje edhe një sërë shqetësimesh që lidhen me sigurinë dhe mirëmbajtjen e pallateve, ashensorët, kanalizimet dhe infrastrukturën urbane.
TIRANË- Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyrën sesi po trajton problematikat e përditshme të qytetarëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meksi e ka vënë theksin tek nismat “BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania” dhe “Radar” që Rama ka prezantuar së fundmi dhe ka shtruar pyetjen se kush i zgjidh realisht problemet e qytetarëve.
Në reagimin e saj, ish-ministrja ka sjell në vëmendje edhe një sërë shqetësimesh që lidhen me sigurinë dhe mirëmbajtjen e pallateve, ashensorët, kanalizimet dhe infrastrukturën urbane. Sipas Meksit, qytetari nuk duhet të ketë nevojë për ndërhyrjen individuale të një politikani për të zgjidhur çështje që, sipas saj, duhet të adresohen përmes mekanizmave institucionalë.
Postimi i ish-ministres së PS, Ermelinda Meksit:
“BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar” — po institucionet kush i zgjidh hallet? Sot, me të drejtë, qytetarët shqetësohen për sigurinë në hotele, në rrugë dhe në hapësirat publike. Por sa të sigurt ndihemi në pallatet ku jetojmë?
Mjafton të shohim ashensorët. Një pjesë e tyre janë të pakolauduar. Banorët paguajnë për mirëmbajtje, por kush kontrollon nëse shërbimi kryhet nga persona të licencuar, çfarë mirëmbajtjeje bëhet realisht dhe kush mban përgjegjësi për zbatimin e ligjit për administrimin e banesave? Kur banorët, për arsye të ndryshme, nuk kanë zgjedhur administrator, a duhet bashkia të ndërhyjë për të garantuar administrimin dhe sigurinë e përbashkët?
Po pusetat e ujërave të zeza që nuk pastrohen prej vitesh dhe mjafton një shi për të përmbytur e kundërmuar gjithë zonën? Në një rast para disa ditësh, përgjegjësi i zonës këshilloi: “Mos hidhni letra në ËC”. Ndërsa një banor, me humor, kujtoi se dikur hidhnim edhe gazeta, por pusetat pastroheshin rregullisht dhe nuk përmbyteshim. Humori fsheh një problem serioz: kush është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe parandalimin e një situate që përsëritet prej vitesh?
Çfarë ndodh kur papritur ngrihet një kullë përballë pallatit, duke ndryshuar mjedisin ku jetojmë dhe duke rënduar mbi një infrastrukturë që nuk është projektuar për një dendësi të tillë?
Kur blemë apartamentet tona, kemi vlerësuar edhe distancën, hapësirën, dritën dhe qetësinë. Kush mban përgjegjësi kur këto ndryshojnë pa u marrë seriozisht në konsideratë kapaciteti i infrastrukturës dhe interesi i banorëve?
Prandaj pyetja që shtrohet është: si do t’i adresojnë këto probleme “BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania” dhe “Radar”? A do të shërbejnë për të forcuar institucionet dhe llogaridhënien, apo do të mbeten togfjalë të rinj politikë, të përsëritur në kor nga deputetët, ndërsa qytetari vazhdon të kërkojë ndërhyrje individuale për të drejtën që i takon e duhet t’ja garantoj shteti?
Kur disa prej tyre hapin edhe zyra posaçerisht, skepticizmi bëhet edhe më i kuptueshëm. Qytetari nuk është një “rast” që politikani duhet ta ndjekë,por qytetar me të drejta, ndërsa institucioni ka detyrimin t’ia garantojë ato në përputhje me ligjin dhe interesin publik.
Prania e politikanit e bën të dëgjohet halli;por vetëm institucioni është në gjendje ta zgjidhë atë. Më shumë se “Prani Besnike”, na duhet përgjegjësi institucionale.
P.S. Shumë nga hallet e përditshme të qytetarit lidhen drejtpërdrejt me pushtetin vendor. Prandaj duhet të flitet për më shumë kompetenca, përgjegjësi dhe rol real të këshilltarëve vendorë, si përfaqësuesit më pranë komunitetit. Zgjidhja nuk është të afrojmë çdo hall te qeveria dhe kryeministri, por të sjellim vendimmarrjen dhe përgjegjësinë më pranë qytetarit. E.Meksi, 4 shtator 2026./Dosja.al
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari KOSOVË- Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen më 9 shtator për vazhdimin e seancës ko...
Anna Strolenberg HOLANDË- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka ngritur shqetësimin për mbylljen e disa llogarive të aktivistëve ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, është nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...
Erion Veliaj TIRANË- Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj kanë bërë kë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen italiane Giorgia Meloni, pasi sot është bërë qeveria më jetëgj...
KOSOVË- Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes së mbi 200 profileve në Instagram që pasqyronin protest...
Perplasja TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë nesër, më 4 shtator 2026, në dhomë këshillimi, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve se qeveria ka bllokuar 200 llogari në rrjete sociale që kanë pasqyru...
Ferit Hoxha dhe Marta Kos DUBLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e jashme Ferit Hoxha pas takimit me Komisioneren e Bashkimit Evropian ...