4 September 2026, 12:30
Nga I.A
Anna Strolenberg
HOLANDË- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka ngritur shqetësimin për mbylljen e disa llogarive të aktivistëve që mbështesin protestat kundër qeverisë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strolenberg thekson se profilet e disa aktivistëve janë hequr nga platformat online, duke e cilësuar këtë situatë si një përpjekje për të kufizuar zërin e protestuesve dhe lirinë e shprehjes.
Eurodeputetja ka rikujtuar edhe vizitën e saj të disa muajve më parë në Shqipëri, ku ka mbështetur qytetarët shqiptarë dhe kërkesave të tyre për një të ardhme më të mirë. Reagimi i Strolenberg vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë, ndërsa aktivistët kanë denoncuar mbylljen ose kufizimin e disa llogarive të përdorura për të informuar publikun mbi zhvillimet e protestave.
Postimi i Plotë:
Dikush po përpiqet ta heshtë Revolucionin Flamingo. Disa muaj më parë shkova në Shqipëri për të mbështetur shqiptarët në luftën e tyre për një të ardhme më të mirë. Lufta e tyre për pensione më të mira, kujdes shëndetësor më të mirë dhe kundër qeverisë së korruptuar ishte një frymëzim. Tani, rrëfimet e njerëzve që e mbajnë botën të informuar për atë që po ndodh në rrugë po hiqen nga rrjeti. Kjo nuk është asgjë më pak se censurë dhe shtypje e lirisë së fjalës. Ju lutemi ndiqni rrëfimet e reja të @alesiaburnazi dhe @jurgenshperdhea dhe sigurohuni që të vazhdoni të ndiqni se çfarë po ndodh në Shqipëri. Sepse nëse mund të ndodhë atje, mund të ndodhë kudo në Evropë.
Çfarë ka ndodhur?
Një valë mbylljesh të profileve në rrjetet sociale është denoncuar gjatë ditëve të fundit nga persona dhe figura publike që kanë publikuar ose mbështetur protestat në Tiranë. Fillimisht u raportua se 23 profile në Instagram ishin mbyllur. Mes tyre ishte edhe llogaria e kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili vetë bëri publik bllokimin e profilit të tij. Në të njëjtën listë janë përfshirë edhe aktivistë dhe blogerë që kanë mbështetur protestat.
Bllokimeve nuk u kanë shpëtuar as faqet e memeve që kanë publikuar përmbajtje në mbështetje të protestës. Ndër profilet e mbyllura në Instagram janë edhe faqet “Antidroga” dhe “MashurkaBazike”. Ndërkohë, deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur më tej pretendimet, duke deklaruar se numri i llogarive të mbyllura ka kaluar 200. Sipas Koçekut, bëhet fjalë kryesisht për profile që kanë publikuar përmbajtje në lidhje me protestat, por edhe për llogari të figurave opozitare dhe aktivistëve që kanë mbështetur lëvizjen./Dosja.al
anna strolenberg
Politike
4 September 2026, 11:48
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, është nisur ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ...
Politike
4 September 2026, 10:21
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj kanë bërë kë...
Politike
4 September 2026, 09:09
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen italiane Giorgia Meloni, pasi sot është bërë qeveria më jetëgj...
Politike
3 September 2026, 22:55
E. D
KOSOVË- Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi...
Politike
3 September 2026, 22:42
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes së mbi 200 profileve në Instagram që pasqyronin protest...
Politike
3 September 2026, 19:59
I.A
Perplasja
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë nesër, më 4 shtator 2026, në dhomë këshillimi, ...
Politike
3 September 2026, 19:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve se qeveria ka bllokuar 200 llogari në rrjete sociale që kanë pasqyru...
Politike
3 September 2026, 18:02
G.M
Ferit Hoxha dhe Marta Kos
DUBLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e jashme Ferit Hoxha pas takimit me Komisioneren e Bashkimit Evropian ...
Politike
3 September 2026, 18:01
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat, ka ngritur shqetësimin për situat&eum...
Politike
3 September 2026, 17:05
G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar për sulmin ndaj llogarive të përdoruesve n&eu...