LIVE UPDATES
Politike

Gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj u përjashtuan pas debatit/ Federata Evropiane e Gazetarëve: Rama të ndalojnë së shënjestruari median dhe...

Në deklaratë, Federata Evropiane e Gazetarëve thekson se, Kryeministri dhe qeveria e tij janë të detyruar të jenë transparentë dhe tu përgjigjen pyetjeve me interes publik.

16 March 2026, 18:39 Nga E. D
Gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj u përjashtuan pas debatit/
Edi Rama, Ambrozia Meta

TIRANË- Federata Evropiane e Gazetarëve ka reaguar ashpër, pasi kryeministri Edi Rama përjashtoi nga konferenca për shtyp gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj. Federata Evropiane e Gazetarëve i bën thirrje Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojnë së shënjestruari median dhe të sigurojnë që të gjithë gazetarët të kenë qasje transparente dhe të drejtë në aktivitetet zyrtare për shtyp. Në deklaratë, Federata Evropiane e Gazetarëve thekson se, Kryeministri dhe qeveria e tij janë të detyruar të jenë transparentë dhe tu përgjigjen pyetjeve me interes publik.

DEKLARATA E PLOTË

Më 13 mars 2026, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një konferencë për shtyp në Tirana gjatë së cilës ai shfaqi edhe një herë mungesë respekti ndaj përfaqësuesve të medias. Gazetarja Ambrozia Meta nga Syri TV dhe Isa Myzyraj nga Report Tv, i cili shërben gjithashtu si kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), përfundimisht u përjashtuan nga konferenca.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) i bashkohet organizatave të saj partnere në Shqipëri, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA) dhe Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), si dhe SafeJournalists Network (SJN), në dënimin e sjelljes së kryeministrit si pjesë e një modeli shqetësues të ngacmimeve ndaj gazetarëve shqiptarë.

Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të ndalojnë së shënjestruari median dhe të sigurojnë që të gjithë gazetarët të kenë qasje transparente dhe të drejtë në aktivitetet zyrtare për shtyp. Kryeministri dhe qeveria e tij janë të detyruar të jenë transparentë dhe t’u përgjigjen pyetjeve me interes publik.

Sipas raportimeve, më 13 mars, kur u përball me pyetje legjitime për çështje me interes të qartë publik, kryeministri Rama ndërpreu konferencën për shtyp dhe i bëri të ditur Ambrozia Metës se ajo nuk do të lejohej më të merrte pjesë në asnjë nga konferencat e tij të ardhshme për shtyp. Në mënyrë të ngjashme, Isa Myzyraj u urdhërua të largohej dhe, sipas raportimeve, u nxor fizikisht nga salla.

Gjithashtu thuhet se kryeministri iu referua disa mediave kritike si “tenxhere” (një term përçmues dhe nënvlerësues në Shqipëri) dhe i akuzoi në mënyrë të rreme për aktivitete kriminale si pastrim parash dhe evazion fiskal. Kryeministri Rama duhet të ndalojë menjëherë diskreditimin e mediave për kryerjen e detyrës së tyre dhe të përmbushë detyrimin e tij për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie.

“EFJ shpreh solidaritetin e saj të plotë me gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj, si dhe me të gjithë gazetarët e tjerë që shënjestrohen vazhdimisht për raportimin e tyre të pavarur. Që nga fillimi i vitit, EFJ ka dokumentuar disa raste të abuzimit verbal nga kryeministri Edi Rama, kryesisht në formën e diskreditimit. Një sjellje e tillë nga zyrtari më i lartë i zgjedhur në vend është e papajtueshme me parimet demokratike,” tha Maja Sever, Presidente e EFJ.

federata evropiane e gazetarëve edi rama ambrozia meta isa myzyraj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin