10 March 2026, 11:02
Nga I.A
Edi Rama
SHBA- Shqipëria do të detyrohet të paguajë edhe 13 milionë dollarë pas një gjyqi të humbur në arbitrazh. Mësohet se një gjykatë amerikane në Uashington ka vendosur se kompania Omni Bridgeway ka të drejtë të konfiskojë asetet e qeverisë shqiptare pasi ka fituar një gjyq arbitrazhi me vlerë 13 milionë dollarë.
"Një gjyqtar federal në Uashington, D.C., pranoi të lejojë financuesin e çështjeve gjyqësore Omni Bridgeway të sekuestrojë asetet që i përkasin qeverisë shqiptare, ndërsa kjo e fundit synon të zbatojë një vendim arbitrazhi që tani vlen rreth 13 milionë dollarë," raportojnë mediat amerikane.
Qeveria e Edi Ramës e ka injoruar prej vitesh një vendim të tillë, ndërsa tani gjykata e Uashingtonit hap dritën jeshile për të konfiskuar asetet e qeverisë shqiptare.
Si ka nisur konflikti?
Historia e konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë GBC Oil ( përfaqësuar nga Omni Bridgeway) nis në vitin 2007, kur qeveria shqiptare i dha një kompanie të quajtur Stream Oil and Gas, licencën për shfrytëzimin e 4 vendburimeve të naftës. Bëhej fjalë për vendburimet Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë. Stream Oil ishte dhe kjo një kompani e regjistruar në ishujt Kayman, por pas të cilës qëndronte Arian Tartari, një biznesmen afër ish qeverisë së Partisë Demokratike.
Në vitin 2008, qeveria shqiptare vendosi të rrisë në 10 për qind rentën minerare që paguanin kompanitë e naftës. Stream Oil pretendoi kompesim, por qeveria nuk pranoi. Si rezultat kompania nisi të akumulonte borxhe të papaguara ndaj shtetit, të cilat arritën deri në 27 milionë dollarë.
Me rrotacionin e pushtetit në vitin 2014, Stream Oil iu shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone, i cili zotëron kompaninë TransAtlantic Petroleum. Ky i fundit, pasi e bleu kuptoi që kompania kishte dhe borxhe të tjera ndaj furnitorëve në Shqipëri, përveç atyre ndaj Tatimeve. Malone e mbajti dy vjet kompaninë TransAtlantic Albania dhe e shiti atë tek kompania GBC Oil e Naim Kasës, Kreshnik Grezës dhe Mark Crawford. Ky i fundit ishte njeriu që negocioi transaksionin e shitjes./Dosja.al
omni bridgeway
Politike
10 March 2026, 10:53
I.A
Gjykata e Lartë
TIRANË- Shorti për rekursin e Belinda Ballukut në Gjykatën e Lartë është hedhur ditën e sotme....
Politike
10 March 2026, 10:20
E. D
TIRANË- Seanca për gjykimi e dosjes Gërdeci ka vijuar këtë të martë në GJKKO, ku ku ish-ministri Fatmir...
Politike
10 March 2026, 09:52
E. D
Ferit Hoxha
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të zhvillojë vizitën e tij të parë z...
Politike
9 March 2026, 22:32
E. D
Donald Trump, Vjosa Osmani, Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e pres...
Politike
9 March 2026, 22:14
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do të vendosë për të ardhmen e saj politike pas dat&...
Politike
9 March 2026, 22:08
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur aludimet për një pakt mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, pë...
Politike
9 March 2026, 21:57
E. D
Çim Peka, Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së...
Politike
9 March 2026, 21:49
E. D
Çim Peka, Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentaja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka qenë e vetmja Presidente që s’ka d...
Politike
9 March 2026, 21:37
E.d
Foto ilustruse
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për ftesën që ka marrë për të qe...
Politike
9 March 2026, 21:32
E.d
Foto ilustruse
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka bërë asnjëherë pazare në...