LIVE UPDATES
Politike

"‘Smart City’, nga 60 milionë, fatura shkon në 118.5 milionë dollarë"/ Balliu: Shqetësimi, siguria kombëtare, të dhënat e qytetarëve dhe paratë e shqiptarëve

Balliu tha se fillimisht projekti ishte parashikuar të kushtonte rreth 60 milionë dollarë dhe më pas kostoja është rritur ndjeshëm. 

8 August 2026, 12:57 Nga G.M
"‘Smart City’, nga 60 milionë, fatura shkon në 118.5
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kritikuar qeverinë për projektin 'Smart City Albania', i cili sipas tij do tu kushtojë shqiptarëve 118.5 milionë dollarë. Balliu tha se fillimisht projekti ishte parashikuar të kushtonte rreth 60 milionë dollarë dhe më pas kostoja është rritur ndjeshëm. 

Gjatë fjalës së tij, ai ngriti shqetësime edhe për përdorimin e më shumë se 5 mijë kamerave inteligjente në qytetet kryesore, duke shprehur kërkesën për garantim të mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve. Në të njejtën kohë, kërkoi transparencë për projektin dhe sigurinë e të dhënave, ndërsa në fund të deklaratës i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

Deklarata e deputetit Klevis Balliu:

Qeveria e Edi Ramës po i ngarkon shpinës së shqiptarëve një tjetër barrë, prej 118.5 milionë dollarësh, për ‘Smart City Albania’, një projekt që ngre pikëpyetje serioze për transparencën, administrimin e fondeve publike dhe sigurinë kombëtare. Në prill të vitit 2024, projekti u prezantua me një kosto prej rreth 60 milionë dollarësh. Brenda më pak se një viti, pa asnjë shpjegim teknik apo financiar bindës dhe pa asnjë garë, kostoja u rrit në 118.5 milionë dollarë. Shqiptarëve u kërkohet të paguajnë dyfishin e faturës, ndërsa qeveria nuk ka dhënë asnjë arsye të besueshme se përse ndodhi kjo rritje drastike e kostos.

Edhe më shqetësues është fakti se kjo kontratë është lidhur pa procedurë të hapur konkurruese, duke anashkaluar standardet e transparencës dhe konkurrencës që kërkon legjislacioni shqiptar dhe angazhimet e vendit ndaj Bashkimit Evropian. Kur qindra miliona dollarë të taksapaguesve shpërndahen pa garë dhe pa llogaridhënie, dyshimet për abuzim me fondet publike bëhen të pashmangshme. Shqetësimi nuk është vetëm financiar. Projekti parashikon instalimin e mbi 5 mijë kamerave inteligjente dhe sistemeve të avancuara të mbikëqyrjes në qytetet kryesore të vendit, duke përfshirë edhe shkollat. Kjo do të thotë se miliona të dhëna të qytetarëve shqiptarë do të përpunohen nga një sistem që përbën pjesë të infrastrukturës kritike të shtetit.

Kompania kontraktuese, Presight AI, pjesë e grupit G42, i cili ka qenë objekt i shqetësimeve të përsëritura nga institucione të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lidhje të dokumentuara me entitete të lidhura me aparatin ushtarak dhe të inteligjencës të Republikës Popullore të Kinës. Dy komisione të Kongresit Amerikan kanë kërkuar zyrtarisht vlerësime dhe hetime mbi këto lidhje, duke i konsideruar ato një çështje me rëndësi strategjike për sigurinë.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe ka detyrime të qarta për mbrojtjen e infrastrukturës së saj kritike dhe të të dhënave të qytetarëve. Përballë këtyre shqetësimeve, qeveria nuk ka bërë publik asnjë vlerësim të pavarur mbi rreziqet për sigurinë kombëtare, as nuk ka sqaruar se çfarë garancish ekzistojnë për mbrojtjen e të dhënave që do të mblidhen nga ky sistem. Partia Demokratike në emër të qytetarëve shqiptarë kërkon të dijë se përse një projekt prej 60 milionë dollarësh u shndërrua në një barrë prej 118.5 milionë dollarësh, përse u anashkalua konkurrenca dhe çfarë garancish ka shteti shqiptar që të dhënat e qytetarëve dhe siguria kombëtare nuk do të vihen në rrezik?

Paratë publike, siguria kombëtare dhe privatësia e qytetarëve nuk mund të trajtohen si çështje sekrete të qeverisë. Për këto çështje duhet transparencë e plotë, llogaridhënie institucionale dhe përgjegjësi politike. Këto janë, ndër të tjera, kërkesa që përsëriten çdo natë prej 69 ditësh edhe nga protesta qytetare para zyrës së Kryeministrit. Partia demokratike qëndron me qytetarët dhe kërkesat e tyre dhe identifikon një dhe vetëm një përgjegjës të vetëm. Rama, jepe dorëheqjen!/Dosja.al

klevis balliu pd

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...