Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Julinda Emiri, tha se partia mbështet rritjen e financimit, digjitalizimin dhe investimet në kulturë, por kërkoi më shumë qartësi për mënyrën se si do të përdoren fondet dhe sa do të jetë kostoja e strategjisë.
TIRANË- Partia Demokratike ka kritikuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, të miratuar nga qeveria duke thënë se kultura nuk duhet të trajtohet vetëm si burim të ardhurash.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Julinda Emiri, tha se partia mbështet rritjen e financimit, digjitalizimin dhe investimet në kulturë, por kërkoi më shumë qartësi për mënyrën se si do të përdoren fondet dhe sa do të jetë kostoja e strategjisë.
Gjatë deklaratës së saj, Emiri ngriti shqetësime për rolin e kapitalit privat dhe turizmit në financimin e kulturës. Sipas saj, fondet private duhet të jenë shtesë dhe jo të zëvendësojnë përgjegjësinë e shtetit.
Deklarata e Julinda Emiri, Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD:
Partia Demokratike ka shqyrtuar Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, të miratuar nga Qeveria më 30 korrik. Strategjia përmban elemente që në letër ngjajnë pozitivë si rritja e financimit për kulturën, digjitalizimi, përmirësimi i mbrojtjes sociale të artistëve, tërheqja e investimeve dhe përdorimi i një pjese të të ardhurave nga turizmi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Por, përtej këtyre objektivave, Strategjia shënon edhe një ndryshim filozofik që kërkon debat serioz publik: zhvendosjen e kulturës drejt konceptit të industrisë, produktit dhe instrumentit ekonomik.
Partia Demokratike mbështet zhvillimin e industrive krijuese, por kultura nuk është vetëm industri. Artisti është edhe punonjës dhe duhet të ketë kontratë, sigurime, pension, shpërblim të drejtë dhe mbrojtje sociale, por artisti është, para së gjithash, krijues i lirë, bartës i identitetit dhe kujtesës dhe, shpesh, ndërgjegje kritike e shoqërisë. Puna artistike nuk mund të matet si një linjë prodhimi: me numrin e biletave, klikimeve, turistëve apo të ardhurave të gjeneruara.
Strategjia ngre pikëpyetje edhe për arkitekturën financiare. Në dokumentin e publikuar për konsultim paraqiten shifra që kërkojnë sqarim: në një seksion flitet për një kosto vjetore të vlerësuar rreth 10 miliardë lekë, me një raport financimi prej 70 për qind nga shteti dhe 30 për qind nga burime të tjera, ndërsa në buxhetin e aktiviteteve skenari optimal llogaritet në rreth 7 miliardë lekë në vit.
Një Strategji Kombëtare duhet, së pari, të jetë e qartë për vetë koston e saj. Dokumenti parashikon kombinimin e financimit publik me fondet e Bashkimit Europian, donatorët, sponsorizimet, kapitalin privat, diasporën dhe partneritetet publike-private. Ne e mbështesim përfshirjen e kapitalit privat në kulturë, por me një kusht themelor: Kapitali privat duhet të plotësojë financimin publik, jo ta zëvendësojë atë.
Një sistem i orientuar gjithnjë e më shumë drejt tregut krijon rrezikun që financimet të drejtohen te festivalet e mëdha, aktivitetet me dukshmëri, projektet turistike dhe ato me potencial më të madh ekonomik. Po arti eksperimental? Po krijimtaria kritike? Po skena e pavarur? Po kultura e pakicave? Po institucionet e vogla dhe aktivitetet kulturore në qytetet dhe zonat rurale të Shqipërisë?
Strategjia parashikon rikrijimin e një Këshilli për Artin, i cili do të funksionojë nën Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërkohë që pretendohet se do të ketë autonomi në sigurimin dhe shpërndarjen e fondeve. Pyetja është e thjeshtë: Sa reale mund të jetë autonomia e një institucioni që funksionon nën Ministrinë që duhet ta financojë dhe mbikëqyrë?
Partia Demokratike kërkon që struktura, përbërja, mënyra e emërimit, mandatet dhe procedurat e financimit të këtij Këshilli të garantojnë pavarësinë nga ndërhyrja politike. Financimi publik i kulturës nuk mund të kthehet në një mekanizëm shpërblimi për artistët e afërt me qeverinë dhe ndëshkimi për zërat kritikë.
Ndërsa përdorimi i një pjese të të ardhurave nga turizmi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duket me vend, nuk duhet harruar se marrëdhënia duhet të jetë e qartë: Turizmi duhet të financojë kulturën, por kultura nuk duhet t’i nënshtrohet turizmit. Trashëgimia kulturore nuk është dekor për industrinë turistike.
Partia Demokratike në pushtet do të ofronte pesë garanci themelore:
Së pari, financimi privat të jetë shtesë dhe jo zëvendësim i përgjegjësisë financiare të shtetit për kulturën.
Së dyti, fondet publike të garantojnë mbështetje të posaçme për artin e pavarur, kritik, eksperimental dhe jofitimprurës.
Së treti, të krijohen mekanizma të posaçëm financimi për institucionet kulturore, artistët dhe projektet jashtë Tiranës, në mënyrë që kultura të mos përqendrohet edhe më shumë në kryeqytet.
Së katërti, Këshilli i Artit të ketë pavarësi reale institucionale dhe vendimmarrja për fondet të mbrohet nga kontrolli politik.
Së pesti, pasuritë kulturore dhe trashëgimia kombëtare të mbrohen nga çdo formë komercializimi që cenon interesin publik, autenticitetin dhe identitetin e tyre.
Partia Demokratike është fuqishëm pro teknologjisë, investimit privat, industrive krijuese dhe lidhjes së kulturës me zhvillimin ekonomik. Por ne kundërshtojmë një model në të cilin shteti tërhiqet gradualisht nga përgjegjësitë, sponsori fiton ndikim mbi krijimtarinë, turisti shndërrohet në kriter të suksesit, infrastruktura merr përparësi mbi krijimtarinë dhe artisti vlerësohet kryesisht nga produktiviteti ekonomik./Dosja.al
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka kritikuar qeverinë për projektin 'Smart City Albania', i ci...
Besnik Tahiri KOSOVA- Para nisjës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i zgjedhur i Aleancës Bes...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partsë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rjetet so...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka humbur legjitimitetin dhe se p&eum...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar pë...
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përplasur fizikisht gjatë seancës për konstituimin. Përpla...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrjetet...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kalim...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, t...
Paulin Luli FUSHË- ARRËZ- Banorët e Fushë-Arrëzit janë ngritur sërish në protestës kundër propozimit t&eu...