Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Kryeministri Rama viziton Malin Athos në Greqi, qëndron gjatë natës në Manastirin e Vatopedisë
Rama i shoqëruar edhe nga djali i tij, Greg, mbërriti herët në mëngjes në portin e Dafnisë, në gadishullin e Athosit, ku zhvilloi një takim me guvernatorin civil të Malit Athos, Alkiviadis Stefanis.
17 September 2026, 19:14Nga E. D
Greg Rama, Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e djeshme Malin Athos dhe Manastirin e Madh të Vatopedisë në Greqi. I shoqëruar nga djali i tij, Greg Rama, Kryeministri mbërriti herët në mëngjes në portin e Dafnisë, në gadishullin e Athosit, ku zhvilloi një takim me guvernatorin civil të Malit Athos, Alkiviadis Stefanis.
Pas takimit, kryeministri shqiptar u drejtua për në Manastirin e Madh të Vatopedisë, ku u prit nga igumeni Jerond Efrem Vatopedini dhe anëtarët e vëllazërisë së manastirit. Gjatë vizitës, Rama u shpreh i impresionuar nga arkitektura e manastirit dhe veprat e pikturës, duke i vlerësuar ato edhe nga këndvështrimi i tij artistik.
Ai theksoi gjithashtu njohjen e tij me Filokalinë e Malit Athos, si dhe me traditën e pasur shpirtërore dhe kulturore të këtij gadishulli. Sipas raportimeve të mediave greke, Rama qëndroi gjatë natës në Manastirin e Vatopedisë dhe u largua mëngjesin e së enjtes, 17 shtator.
Vizita e kryeministrit shqiptar në Malin Athos u zhvillua në kuadër të një qëndrimi privat dhe kulturor në një prej qendrave më të rëndësishme të traditës ortodokse në Greqi./Dosja.al