8 July 2026, 22:55
Nga D.S

MAQEDONI- Lëvizja VLEN ka reaguar ashpër pas një incidenti të ndodhur në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku tre përfaqësues të lartë të këtij subjekti politik janë ndaluar nga autoritetet shqiptare pa marrë një shpjegim zyrtar.
Sipas deklaratës zyrtare të VLEN-it, ndonëse të tre zyrtarët ishin të pajisur me pasaporta diplomatike, ata janë mbajtur në kufi pa u informuar për arsyet.
Nga informacione jozyrtare të marra në vendngjarje nga policia kufitare, zyrtarëve u është thënë se ndaj tyre ekziston një "ndalesë hyrjeje" në territorin e Shqipërisë. Në deklartë, Lëvizja VLEN ka kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë një reagim të menjëhershëm dhe sqarime publike mbi rastin.
Deklarata e VLEN:
"Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!
Sot, në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim zyrtar, ndonëse të tre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike. Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre paska një ndalesë hyrjeje. Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur.
VLEN kërkon nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të informojnë opinionin publik nëse ekziston vërtet një masë e tillë. Nëse po, kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë. Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime.", shkruan VLEN./Dosja.al
levizja vlen
Politike
8 July 2026, 22:49
E.d
Adnan Azizi
TIRANË- Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi ka reaguar pas ndalimit të tij në një...
Politike
8 July 2026, 22:47
E.d
Foto ilustruse
Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raporton TV21. B&eum...
Politike
8 July 2026, 22:38
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportimeve për trajtim denigru...
Politike
8 July 2026, 19:46
D.S
Sali Berisha
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e ...
Politike
8 July 2026, 18:56
E.d
Blendi Gonxhja
TIRANË- Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e këngëtarit me fam...
Politike
8 July 2026, 18:29
D.S
Balla- Bardhi
BRUKSEL- Diskutimi lidhur me projektet në zonën e Zvërnecit është zhvendosur sot në ambientet e Parl...
Politike
8 July 2026, 18:26
E.d
Pamje
STRASBURG- Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian ka folur për protestat masive t...
Politike
8 July 2026, 17:51
D.S
Edi Rama
TURQI- Mediat sociale patën një ditë të mbarë duke tallur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,...
Politike
8 July 2026, 17:49
E.d
Edi Rama dhe Mark Rutte
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një foto krah Sekretarit të Përgjithshëm të...
Politike
8 July 2026, 16:01
D.S
TIRANË- Teksa aleanca e NATO-s po përballet me presionin e vazhdueshëm të presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen e...