31 August 2026, 19:06
Nga E. D
Sali Berisha, Bekim Sejdiu
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konsensusin e arritur në Kosovës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidentin e ri. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka uruar Bekim Sejdiun për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës.
Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e Sejdiut në postin e presidentit. Kryedemokrati e ka cilësuar Sejdiun si personalitet të shquar në fushën e jurisprudencës kushtetuese dhe diplomacisë, duke përmendur angazhimin e tij si ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-ambasador i Kosovës.
Postimi i Berishës:
Zoti Bekim Sejdiu, President i Kosovës.
Të dashur miq,
Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje zoti Albin Kurti si dhe z. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, firmosën marrëveshjen për të zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës zotin Bekim Sejdiu, një personalitet i shquar i Kosovës në fushën e jurisprudencës kushtetuese (ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës) dhe në fushën e diplomacisë (ish-ambasador i Republikës së Kosovës në vende të rëndësishme).
Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i dërgoj urimet më të përzemërta zotit Bekim Sejdiu për postin e lartë te Presidentit të Kosovës. I uroj shumë suksese dhe mbarësi në këtë detyrë të lartë, në realizimin e integrimit të Kosovës në BE e NATO, si dhe në forcimin e kontributit të saj për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal!
Gjithashtu, me këtë rast uroj përzemërsisht Kryeministrin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja, dhe kryetarin e LDK-së, z. Abdixhiku, për marrëveshjen e arritur dhe për përzgjedhjen e tyre dinjitoze në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj./Dosja.al
sali berisha bekim sejdiu
Politike
31 August 2026, 13:55
E. D
Igli Tare
TIRANË- Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Tare ...
Politike
31 August 2026, 17:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është një hap larg udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara ...
Politike
31 August 2026, 17:09
E. D
Anuela Ristani
TIRANË- Anuela Ristani ka paraqitur dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj i hoqi&nb...
Politike
31 August 2026, 16:03
E. D
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi me kreun...
Politike
31 August 2026, 15:57
E. D
Selia e partisë Demokratike
TIRANË- Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Ba...
Politike
31 August 2026, 15:36
E. D
Evis Sala, Edi Rama
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me shërbimin e trombe...
Politike
31 August 2026, 15:24
E. D
TIRANË- Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një...
Politike
31 August 2026, 15:15
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për t&e...
Politike
31 August 2026, 14:17
I.A
KLOS- Këshilli Bashkiak i Klosit ka votuar kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel, çështje e ...
Politike
31 August 2026, 14:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 20 shkollat e para në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente për të...