17 July 2022, 16:01
Nga k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Përmes një postimi në “Facebook”, Alibeaj shkruan se atentati i ndodhur pasditen e sotme është prova e radhës së shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave. Madje shkruan se bandat sot sfidojnë hapur shtetin duke ushtruar terror.
Enkelejd Alibeaj: Vrasja e trefishtë në mes të rrugës nacionale në Fushë-Krujë, është prova e rradhës se shteti i është dorëzuar krimit dhe bandave të cilat janë sponsorizueset më të mëdha të pushtetit të Rilindjes që me armë e para të pista blenë e grabitën votat e shqiptarëve. Asnjë justifikim i asnjë ministri nuk vlen sot përballë pasigurisë së jetës së shqiptarëve. Bandat sot sfidojne haptas atë që mund të konsiderohet shtet, nuk njohin pushtetin e policisë duke e shndërruar Shqipërinë një vend nën pushtetin e terrorit kriminal. Shqiptarët e kanë të qartë se kjo qeveri jo vetëm është përgjegjëse për llumin kriminal ku është zhytur vendi, sikundër segmente të saj janë bashkëpunëtore të afërta me bandat kriminale. Pas çdo skandali të kësaj qeverie fshihet nje bandit që është pasuruar me fonde publike. Pas çdo procesi elektoral fshihen banda që kanë blerë vota për llogari të Edi Ramës. Kjo situatë e rënduar por dhe e denoncuar rast pas rasti nga PD kërkon hetim të plotë dhe të thelluar të çdo krimi si i sotmi. Nuk duhet shumë për të kuptuar se tentakulat e pushtetit janë sot të shtrira në çdo ngjarje kriminale. Sikundër largimi i Edi Ramës që erdhi në pushtet dhe e mban atë me bandat është rruga e vetme për të shpëtuar shqiptarët dhe Shqipërinë nga kriminalizimi.
Pasditen e sotme, tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.
enkelejd alibeaj masakra e fushe krujes
Politike
17 July 2022, 14:22
d.a.
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Pas votimit të propozimit francez dje në parlamentin maqedonas, Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedoni...
Politike
17 July 2022, 13:41
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari nga qyteti i L...
Politike
17 July 2022, 13:16
k.m.
Evi Kokalari dhe Belind Këlliçi
TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka sulmuar sërish deputetin demokrat Belind K&eum...
Politike
17 July 2022, 12:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thën&e...
Politike
17 July 2022, 12:10
Andi Bushati dhe Berat Buzhala
TIRANË- Botuesit Andi Bushati dhe Berat Buzhala kanë përplasur qëndrimet lidhur me qasjen e mediave n&eu...
Politike
17 July 2022, 11:31
k.m.
Emirjana Sako
Bashkia Durrës shënoi skandalin e radhës duke hedhur në "bixhoz", e duke luajtur teatër në aktin e fundit t&eum...
Politike
16 July 2022, 21:07
k.m.
Eriselda Sefa, Taulant Balla dhe Erion Braçe
LUSHNJE- Duket se mes socialistëve në Lushnje ka nisur përplasja. Një informacion i...
Politike
16 July 2022, 20:32
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar kalimin e propozimit francez në Ku...
Politike
16 July 2022, 19:41
k.m.
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu komentoi akuzat për mungesë ilaçesh në spi...
Politike
16 July 2022, 19:37
k.m.
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar strategjinë e qeverisë për të mo...