28 August 2026, 15:48
Nga D.S
Ferit Hoxha
TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i është përgjigjur publikisht deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, lidhur me pretendimet për veprimtari hibride që synojnë destabilizimin e Podgoricës zyrtare.
Përmes një deklarate, Hoxha sqaroi se pse raportimet e mediave merren me rezervën e duhur dhe theksoi se ndaj Shqipërisë nuk ka asnjë akuzë zyrtare. Ai nënvizoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj stabilitetit rajonit dhe partneritetit strategjik në NATO.
Reagimi i plotë i Hoxhës:
"Raportimet e mediave janë pjesë e debatit publik. Ne i lexojmë dhe i analizojmë me vëmendjen e duhur, por i marrim me rezervën e nevojshme, aq më tepër kur përmbajnë interpretime të ndryshme apo kontradiktore.
Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj #Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në #NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në #BE, dhe as askund tjetër.
Shqipëria dallon sepse bën pikërisht të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik.
Hamendësimet, interpretimet mediatike apo debatet e brendshme politike të një vendi fqinj nuk mund dhe nuk duhet të prodhojnë artificialisht probleme mes dy vendeve tona. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me ZvKM dhe MPJ, Ibrahimović, si dhe me ZvKM, Nik Gjeloshaj.
Kjo duhet mbajtur parasysh edhe këtu tek ne. Aktorët e ndryshëm, përfshirë ata politikë, janë të mirëpritur të marrin nga MEPJ çdo informacion të nevojshëm për të shmangur debate të panevojshme dhe, mbi të gjitha, për të mos lejuar që politika e jashtme e vendit të kthehet në objekt apo instrument të debateve dhe qasjeve partiake të brendshme. Politika e jashtme kërkon gjithnjë qetësi, maturi dhe përgjegjësi.", shprehet ai./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
28 August 2026, 14:49
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas raportimeve të mediave malazeze se Shqipë...
Politike
28 August 2026, 14:35
I.A
Jakov Milatoviç
MALI I ZI- Presidenti malazez Jakov Milatoviç u tha gazetarëve se publiku duhet të dijë se cilët zyrtar&e...
Politike
28 August 2026, 14:28
I.A
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, ka paralajmëruar publikisht për praninë e një aktiviteti të koordinuar hi...
Politike
28 August 2026, 13:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar ...
Politike
28 August 2026, 11:28
I.A
TIRANË- Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste në pushtet për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, që synon t&eum...
Politike
28 August 2026, 11:15
G.M
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka bërë një deklaratë n&eum...
Politike
28 August 2026, 09:17
I.A
Maks Haxhia
TIRANË- Ergys Agasi do të përballet ditën e sotme me masën e sigurisë nga Gjykata e Posaçme. Fillimis...
Politike
28 August 2026, 08:49
I.A
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të Par...
Politike
27 August 2026, 20:04
D.S
SaIi Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës Sali Berisha ka vijuar të bëjë thirrje për mobilizim gjatë fjalës së tij...
Politike
27 August 2026, 19:11
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha theksoi se protesta e pandalur e muajve të...