12 October 2026, 10:41
Nga E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar.
Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.
Ministri Hoxha theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael mbështeten në një histori të veçantë miqësie, respekti dhe solidariteti, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.
Gjatë vizitës, Ministri Hoxha dhe homologu i tij nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi ndërqeveritar dhe vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura.
Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi në fushën e turizmit ka njohur zhvillime shumë pozitive vitet e fundit, duke u shndërruar në një prej sektorëve më dinamikë dhe premtues të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë së Izraelit, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje që garanton paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin.
Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit, ekstremizmit, antisemitizmit dhe çdo forme urrejtjeje. Në këtë kuadër, Ministri Sa’ar vizitoi ekspozitën arkivore që dokumenton traditën e njohur shqiptare të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kapitull krenarie në historinë e vendit tonë.
Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e vijimit të dialogut politik dhe të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, në funksion të forcimit të mëtejshëm të partneritetit Shqipëri-Izrael./Dosja.al
Politike
12 October 2026, 10:02
I.A
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e ...
Politike
12 October 2026, 09:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryemini...
Politike
12 October 2026, 08:32
E. D
Gideon Sa’ar
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë...
Politike
12 October 2026, 08:14
E. D
pamjet nga kuvendi
TIRANË- Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për pë...
Politike
11 October 2026, 19:54
G.M
Grupi i PS-së
TIRANË- Parta Socialiste, pritet të zhvillojë ditën e mërkurë një mbledhje të zgjeruar të g...
Politike
11 October 2026, 18:31
G.M
Ministria e Jashme
TIRANË- Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas deklaratave të ministrit serb Ivica Daçiç, i cili gjat...
Politike
11 October 2026, 14:07
E.d
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shum&e...
Politike
11 October 2026, 10:16
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar në podcast-in e tij “Flasim” se një nga dëshirat e tij pasi tw...
Politike
11 October 2026, 11:03
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dënuar sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë goditjen ...
Politike
11 October 2026, 10:19
E.d
Ferit Hoxha
TIRANË - Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke shprehur solidaritet me popull...