5 October 2026, 20:45
Nga E.d
Pamje nga takimi
ITALI – Ministrat e mbrojtjes të 6 vendeve bregdetare të Adriatikut dhe Jonit Shqipëria, Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përballë një mjedisi gjithnjë e më kompleks strategjik.
Gjatë Takimit, Ministri i Mbrojtjes Nufi theksoi rëndësinë e forcimit të kësaj nisme si një mekanizëm praktik për rritjen e koordinimit, bashkëpunimit dhe kapaciteteve të përbashkëta në hapësirën Adriatiko-Joniane, duke iu përgjigjur në mënyrë më efektive sfidave të reja të sigurisë dhe mbrojtjes.
Nufi u shpreh gjithashtu se “Shqipëria mbështet vijimin e diskutimit për Nismën Kontinentale Evropiane për Mbrojtjen (CEDI), në kuadër të së cilës Evropa merr përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e saj, në mënyrë komplementare me NATO-n dhe duke ruajtur të fortë lidhjen transatlantike.”
Ai nënvizoi se: “ADRION dhe CEDI janë dy drejtime plotësuese: njëri përmes thellimit të bashkëpunimit praktik në Adriatik dhe Jon; ndërsa tjetri përmes forcimit të koordinimit politik e strategjik në Evropë.”
Në këtë drejtim, u shpreh Ministri Nufi, “vendi ynë mbetet i gatshëm të kontribuojë aktivisht për t’i kthyer ambiciet e përbashkëta në bashkëpunim, kapacitete dhe rezultate konkrete për sigurinë evropiane e më gjerë.”
Nisma Adriatiko-Joniane është një mekanizëm rajonal bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë detare në hapësirën Adriatiko-Joniane.
ADRION fokusohet në rritjen e bashkëpunimit praktik, koordinimit, ndërveprueshmërisë dhe zhvillimit të kapaciteteve të përbashkëta ndërmjet vendeve pjesëmarrëse - Shqipëria, Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia./Dosja.al
ermal nufi
Politike
5 October 2026, 19:20
E.d
Vangjel Dule
TIRANA- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur për Reformën e Re territoriale dhe skandalin e SHISH. Gjatë fjalës...
Politike
5 October 2026, 18:58
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama se e ka deformuar procesin e dixhitalizimit në Sh...
Politike
5 October 2026, 18:45
E.d
Pamje nga konfrontimi me deputetin
KOSOVA- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u ka bërë thirrje protestuesve të mos i pen...
Politike
5 October 2026, 17:50
G.M
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ironizoi nismën 'Prania Besnike' të qeverisë, duke akuzuar mazhoranc&...
Politike
5 October 2026, 17:49
E.d
Tedi Blushi
TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka deklaruar se përballja është e vetmja rrugë për rrëzimin e kryemini...
Politike
5 October 2026, 17:31
E.d
Pamje
PRISHTINË – Një situatë e tensionuar është krijuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë ndalu...
Politike
5 October 2026, 17:23
E.d
Bujar Leskaj
TIRANA- Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka deklaruar se zgjatja e protestës para kryeministrisë shkurton ditët e parlamentit, ndaj ...
Politike
5 October 2026, 17:09
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka folur për vitin e ri akademik dhe protestën e studentëve. Gjatë fjalës së...
Politike
5 October 2026, 16:51
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme dhe ka kaluar për votim në seancë plenare projektligjin p&eum...
Politike
5 October 2026, 16:30
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar socialistët se janë shndërruar në avokatë të Ergys Agasit duke s...