5 October 2026, 16:51
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme dhe ka kaluar për votim në seancë plenare projektligjin për Reformën Territoriale. Kjo është miratuar me 8 votat e deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa ky projektligj synon të ulë numrin e bashkive në vend nga 61 në 46.
Asnjë nga deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve nuk ka votuar kundër apo abstenuar ligjin, ndërsa projektligji do të votohet në Kuvend më datë 8 tetor. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale është zhvilluar pa prezencën e deputetëve të opozitës.
Drafti i reformës administrative-territoriale do të kalojë për votim në seancën plenare të së enjtes, më 8 tetor. Pas kësaj ajo pritet të votohet nga deputetët.
Sipas projektligjit të propozuar nga Partia Socialiste, 15 bashkitë që synohet të shkrihen janë:
-Fushë-Arrëzi → bashkohet me Pukën
-Klosi → bashkohet me Matin
-Rrogozhina → bashkohet me Kavajën
-Dimali → bashkohet me Beratin
-Poliçani → bashkohet me Beratin
-Patosi → bashkohet me Fierin
-Divjaka → bashkohet me Lushnjën
-Selenica → bashkohet me Vlorën
-Maliqi → bashkohet me Korçën
-Këlcyra → bashkohet me Përmetin
-Memaliaj → bashkohet me Tepelenën
-Libohova → bashkohet me Gjirokastrën
-Cërriku → bashkohet me Elbasanin
-Belshi → bashkohet me Elbasanin
-Prrenjasi → bashkohet me Librazhdin.
Reforma e re territoriale është shoqëruar me debate të forta politike, protesta dhe kundërshtime nga qytetarët e zonave që preken nga ndryshimet e propozuara. Qindra banorë kanë dalë në protesta për të kundërshtuar shkrirjen e bashkive të tyre, duke aargumentuar se kjo do të vështirësonte marrjen e shërbimeve për shkak të distancës dhe faktorëve të tjerë. Kundërshtime janë shprehur edhe nga kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë, të cilët kanë ngritur shqetësime lidhur me pasojat që mund të sjellë bashkimi i njësive vendore./Dosja.al
projektligj ps kuvend
Politike
5 October 2026, 16:30
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar socialistët se janë shndërruar në avokatë të Ergys Agasit duke s...
Politike
5 October 2026, 16:22
E.d
Eno Bozdo
TIRANA- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Gjatë fjal...
Politike
5 October 2026, 16:10
G.M
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës të mos b...
Politike
5 October 2026, 16:09
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se e enjtja është dita e shqiptarëve, pasi ata do të m...
Politike
5 October 2026, 15:58
G.M
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin e Partisë Socialiste për hartën e re administra...
Politike
5 October 2026, 15:34
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratoke ka deklaruar se Parlamenti është kthyer në një insitucion turpi. Gjatë fjal&e...
Politike
5 October 2026, 15:27
G.M
Vullnet Sina
TIRANË- Drafti i ri për Reformën Administrativo-Territoriale ka shkaktuar përplasje edhe brenda Partisë Socialiste. D...
Politike
5 October 2026, 15:24
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me diskutimet për ndryshimi...
Politike
5 October 2026, 15:19
E.d
Pamje
TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për seancën plenare të ditës...
Politike
5 October 2026, 15:04
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim...