15 April 2024, 14:26
Nga I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar sot lidhur me lajmin për tërheqjen e kompanisë SHELL nga kërkimet në zonën e Shpiragut, duke theksuar se pavarësisht vështirësive si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone, procesi i kërkimit vazhdon.
Në reagimin e saj MIE nënvizon faktin se tashmë prania e një sasie të madhe nafte dhe gazi, të një cilësie të shkëlqyer në zonën e Shpiragut është e provuar dhe e dokumentuar shkencërisht, por koha e finalizimit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës.
MIE siguron se do të vijojë pa ndërprerje puna, bashkë me kompanitë partnere, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shfrytëzimin e naftës dhe gazit të zbuluar në zonën e Shpiragut.
Më poshtë deklarata e plotë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:
Procesi i kërkimeve për naftëgazmbajtjen në zonën e Shpiragut, si një ambicie strategjike dhe program afatgjatë i Qeverisë Shqiptare, nisur me miratimin e Kontratës me Ndarje Prodhimi në Korrik 2009, vazhdon me vështirësitë përkatëse si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone. Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.
Gjithashtu testet e cilësisë së naftës në këtë rezervë kanë dhënë një rezultat të shkëlqyer, me një gravitet që varion midis 35-37o API (American Petroleum Institute) ose e thënë ndryshe, një cilësi në thuajse të njëjtët parametra me naftën e vendeve avangardë në tregun e arit të zi. Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme.
Por në kushtet e dizinformimit të ditëve të fundit, nga mungesa e informacionit të nevojshëm apo dashakeqësia me frymëzim politik, del nevoja e nënvizimit publikisht të së vërtetës se kjo është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar. Është për të ardhur keq që me një ngut cinik disa burime dizinformimi kanë rendur të njoftojnë dështimin e kërkimeve në një prej vendburimeve më të rëndësishme të vendit tonë, duke u përpjekur të bëjnë politikë partiake edhe me këtë proces tërësisht teknik dhe qartësisht me interes kombëtar.
E sigurojmë opinionin publik, se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë pa asnjë mëdyshje punën, në ndërveprim me kompanitë partnere për të bërë të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut, në pritje të lajmeve të tjera të mira në zona të tjera naftëmbajtëse në vend, ku ka të dhëna shumë inkurajuese.
mie belinda balluku
Politike
15 April 2024, 14:18
M.B
Komisioni
TIRANA- Mbledhja në Komisionin e Sigurisë Kombëtare është shoqëruar me debate me deputetëve. Në mble...
Politike
15 April 2024, 13:42
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka deklaruar se derdhja e qumështit në hyrje të Kuvendit jav&eu...
Politike
15 April 2024, 13:16
M.B
Komisioni
TIRANA- Grupi i Dialogut për Reformën Zgjedhore ka miratuar sot planin e punës për muajt në vijim. Takimi i radh&eu...
Politike
15 April 2024, 12:52
M.B
Harta
TIRANA- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur kërkimet për kompaninë që do të monitorojë zbatimi...
Politike
15 April 2024, 12:25
N.F
Komisioni i Shëndetësisë
TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka...
Politike
15 April 2024, 12:18
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tira...
Politike
15 April 2024, 12:07
N.F
Eno Bozdo
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur një deklaratë para mediave ditën e sotme. Gjat&...
Politike
15 April 2024, 12:08
I.A
Komisioni
TIRANË- Me debate është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë...
Politike
15 April 2024, 11:28
I.A
Albana Kociu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është përgjigjur ditën e sotme për zjar...
Politike
15 April 2024, 11:16
I.A
Fredi Beleri
GREQI- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri do të jetë pjesë e kandidaturave të partisë “Demokr...