LIVE UPDATES
Politike

Pas një muaji protestë/ Gazeta belge Le Soir: Revolucioni i flamingove trondit pushtetin e Edi Ramës, a mund të jetë ai viktima e ardhshme e trumpizmit?

Në një analizë të thelluar, media belge e përshkruan lëvizjen popullore si një "revolucion të flamingove", që po vë në pikëpyetje jo vetëm projektet e mëdha turistike, por të gjithë sistemin qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

29 June 2026, 10:58 Nga D.S
Pas një muaji protestë/ Gazeta belge Le Soir: Revolucioni i flamingove
Edi Rama

TIRANË – Gazeta e njohur belge Le Soir i ka kushtuar një vëmendje të veçantë protestave që po tronditin kryeqytetin shqiptar prej më shumë se një muaji.

Në një analizë të thelluar, media belge e përshkruan lëvizjen popullore si një "revolucion të flamingove", që po vë në pikëpyetje jo vetëm projektet e mëdha turistike, por të gjithë sistemin qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Artikulli i plotë:

"Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Duke i ofruar Ivanka Trump dhe Jared Kushner ishullin e Sazanit dhe disa mijëra hektarë bregdet të egër, kryeministri socialist 61-vjeçar, në pushtet që prej vitit 2013, me siguri mendonte se do ta forconte statusin e tij si njeriu më i fuqishëm në vend dhe do të fitonte simpatinë e presidentit amerikan.

Por pamjet e shqiptarëve të zemëruar, të keqtrajtuar nga punonjës të sigurisë private gjatë vendosjes së kantierit të ndërtimit, nën sytë e një policie pasive, shkaktuan një nga lëvizjet më të mëdha të protestës që nga rënia e diktaturës në vitin 1991.

Këto pamje tërhoqën gjithashtu vëmendjen e mediave ndërkombëtare mbi mënyrën se si qeveris Edi Rama.

Prej më shumë se një muaji, çdo mbrëmje, turma shqiptarësh marshojnë poshtë dritareve të tij duke thirrur: "Shqipëria nuk është në shitje" dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Këto tubime, alegro dhe plotësisht paqësore, u quajtën shumë shpejt "Revolucioni i Flamingove Rozë".

Ky zog, i pranishëm me mijëra në lagunën e zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë, është bërë simboli i protestës. Pikërisht aty mund të ndërtohet një kompleks gjigant turistik luksoz, i lidhur me familjen Trump.

Bëhet fjalë për një investim prej 4 miliardë eurosh, të cilin kryeministri e quan "një mundësi historike".

Megjithatë, projekti është njollosur nga dyshime për pastrim parash, të lidhura me grupet kriminale shqiptare, të cilat janë shndërruar në aktorë kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Artisti që u bë ministër i Kulturës dhe më pas kryebashkiak jokonformist i Tiranës, Edi Rama, për një kohë të gjatë është paraqitur si i vetmi njeri i aftë për ta futur Shqipërinë në shekullin XXI.

Por sot, në protesta, ai paraqitet i maskuar si një gangster, i gatshëm të shesë pasuritë më të çmuara natyrore dhe kulturore të vendit.

Për Gjeneratën Z shqiptare, e cila po mbush rrugët e kryeqytetit me zërin e saj, ish-basketbollisti profesionist është mishërimi i një sistemi politik të kalbur nga klientelizmi dhe interesat mafioze.

Një sistem që i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi: 160.000 persona mendohet se janë larguar nga Shqipëria midis viteve 2021 dhe 2026, ndërsa sot Shqipëria do të kishte vetëm 2,3 milionë banorë (krahasuar me pak më shumë se 3 milionë sipas regjistrimit të vitit 2001).

"Artisti që luan rolin e kryeministrit"

Përballë përmasave të protestës, njeriu më i fuqishëm i Tiranës denoncon një "luftë hibride", që sipas tij po zhvillohet nga interesa të huaja, herë greke, herë iraniane, e herë kosovare (ndonëse Kosova është e banuar rreth 92% nga shqiptarë).

Ai vë gjithashtu në dyshim integritetin e gazetarëve të huaj dhe sulmon në rrjetet sociale disa figura të lëvizjes protestuese. Në një intervistë për Financial Times, më 23 qershor, ai u tha protestuesve thjesht: "Shkoni e q*ni".

Më pas shtoi: "Nuk është detyra ime të provoj se nuk jam padrinoja; është detyra e tyre të provojnë se jam." Ky poliglot, i cili kultivon imazhin e tij ekscentrik gjatë samiteve ndërkombëtare, ka treguar zakonisht shumë më tepër finesë në komunikimin e tij.

Vitet e fundit, nga Emmanuel Macron, te Giorgia Meloni, e deri te Ursula von der Leyen, të gjithë kanë përshëndetur "të dashurin Edi", i cili e ka rreshtuar Shqipërinë me qëndrimet gjeopolitike të Bashkimit Evropian, ndërsa anëtarësimi në BE është përmendur herë pas here si i mundshëm në vitin 2030. I rizgjedhur vitin e kaluar për një mandat të katërt, ai tani e sheh pushtetin e tij të lëkundet.

Ndërsa në vend shtohen rrokaqiejt dhe hotelet luksoze, në një vend ku paga minimale mezi kalon 500 euro, SPAK-u, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit – e krijuar në vitin 2019 nën presionin e Brukselit dhe Uashingtonit – po hap gjithnjë e më shumë hetime mbi këto projekte të pasurive të paluajtshme, të dyshuara se lidhen me pastrimin e parave të trafikut të kokainës. Disa figura të rëndësishme të Partisë Socialiste janë vënë nën hetim.

Pikërisht këto lidhje denoncojnë protestuesit kur brohorasin: "Qeveri e krimit!" Por Edi Rama, të paktën për momentin, i hedh poshtë këto akuza me një lëvizje të dorës.

Për më shumë se një dekadë, "artisti që luan rolin e kryeministrit" ka promovuar imazhin e një Shqipërie progresiste dhe moderne, të hapur ndaj investitorëve dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sot, rrëfimi i ndërtuar nga Edi Rama po përplaset me "Revolucionin e Flamingove Rozë" dhe me një rini që kërkon me ngulm drejtësi, demokraci dhe ndryshim të thellë politik.", shkruan Le Soir./Dosja.al

edi rama protestat

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...