3 September 2026, 10:30
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për funksionimin e “Pasqyrë Albania” dhe se si qytetarët do të marrin informacion të detajuar mbi projektet dhe çështjet me interes publik. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se platforma do të synojë të japë informacion në kohë reale, përfshirë edhe situata emergjente si zjarret apo përmbytjet.
Rama u shpreh se brenda pak javësh do të jetë e hapur për publikun "Pasqyra e Flamingos". Sipas tij, një nga elementët kryesorë të platformës do të jetë “kartela publike”, e cila do të përmbajë të dhëna konkrete mbi një projekt.
“Dua që ti, shteti im, të më japësh informacionet në kohë reale. Pasqyra Albania duhet të informojë në kohë reale çdo qytetar në një zonë ku ka një rrezik zjarri, një rrezik përmbytjeje. Jo duke ndjekur në pasqyrat mediatike se botës i erdhi fundi. Mjeti themelor i Pasqyrës është kartela publike. Pasqyra nuk ka asnjë tekst propagandistik, nuk ka asnjë deklaratë se çfarë do bëjmë ne. Pasqyra ka se çfarë po bën qeveria. Kartela publike plotëson disa kërkesa shumë të thjeshta. Cila është puna që po bëhet, në interes të kujt është, cili institucion po e ndjek dhe ku janë dokumentet e afatet. Së shpejti, kur them së shpejti është çështje javësh, shfaqja e parë e Pasqyrës, sepse është një punë goxha e madhe që po bëhet për ta ndërtuar këtë arkitekturë të re, por shfaqja e parë e Pasqyrës do të jetë një komponent i saj, që quhet ‘Pasqyra e Flamingos’, ku do të ekspozohen nga A te ZH të gjitha aspektet e mundshme që lidhen me një çështje të veçantë. Në rastin konkret, tema e Sazanit dhe e Nartës-Pishë Poros, jo Nartë-Vjosës, nuk ka Nartë-Vjosë. Nartë-Vjosa është në anën tjetër. Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha me dokumentet përkatëse. Me procesverbalet, me statusin e negociatave. Ajo do të pasqyrohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, me gjithçka. Cilido, në shqip ose në anglisht, sepse kjo çështje ka një interes të madh edhe për anglishtfolësit, mund të futet aty dhe të gjejë gjithçka që lidhet me temën. ‘Flamingo Mirror’ është një pasqyrë aktive dhe është e gjallë për t’iu përgjigjur pyetjeve”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
3 September 2026, 10:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se punën që nuk e bëri dot platforma e bashkëqeverisës, ka për ta b&...
Politike
3 September 2026, 10:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka renditur “tre plagët” që sipas tij dëmtojnë marrëdhënien mes qytet...
Politike
3 September 2026, 10:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot “Pasqyrë Albania” që sipas tij do tu mundësojë qytetarëv...
Politike
3 September 2026, 10:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nevojën e një reforme në marrëdhënien mes qytetarit, shtetit dhe shu...
Politike
3 September 2026, 09:54
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeverisë...
Politike
2 September 2026, 22:41
E. D
foto nga takimi
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, megjithëse ka shprehur optimizëm, e ka pranuar se do t...
Politike
2 September 2026, 20:40
E. D
Richard Grenell
SHBA- Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë...
Politike
2 September 2026, 19:20
E.d
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka propozuar në mbledhjen e sotme ndryshime në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara...
Politike
2 September 2026, 19:10
E. D
Këshilli i Ministrave
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime që përcaktojnë rregulla të reja për vler...
Politike
2 September 2026, 18:53
E. D
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvi...