Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Vuçiç, ndryshimi i mundshëm i rrjedhës së lumit Ibër është ende larg dhe se duhet të formohet një grup pune dhe të gjenden ekspertë për ta realizuar këtë. Më tej, ai deklaroi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilović, foli edhe me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, lidhur me këtë temë.
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur kritikave të BE-së lidhur me Ibrin. Vuçiç ka deklaruar se reagimet nga Komisioni Europian munguan ndaj asaj që ai e cilësoi dështim të formimit të ZSO-së, bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, si dhe ndaj arrestimeve dhe keqtrajtimit të përditshëm të serbëve në Kosovë. Sipas Vuçiç, ndryshimi i mundshëm i rrjedhës së lumit Ibër është ende larg dhe se duhet të formohet një grup pune dhe të gjenden ekspertë për ta realizuar këtë.
Më tej, ai deklaroi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilović, foli edhe me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, lidhur me këtë temë. Presidenti serb akuzoi gjithashtu shqiptarët se nuk kanë përmbushur kontratat apo detyrimet ndërkombëtare. Kur u pyet nëse kishte folur me gjeneral Mojsiloviç, Vuçiç tha po dhe përsëriti se Mojsiloviçi kishte folur me njerëz nga KFOR-i.
“A e keni fjalën për dialogun që nënshkruat edhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, a e keni fjalën për atë dialog? Apo e keni fjalën për mungesën e dialogut dhe reagimet tuaja ndaj arrestimeve të përditshme të serbëve, keqtrajtimit të përditshëm të serbëve, persekutimit të përditshëm të serbëve, prishjes së shtëpive serbe, a e keni fjalën për këtë? Dhe pastaj ju kujtuat nëse dikush do t’i ndryshonte apo jo rrjedhën e ujit. Ne tashmë kemi disa ekspertë, na duhen edhe të tjerë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë. Por ata reaguan menjëherë ndaj kësaj, për të mbrojtur ‘shërbëtorët e tyre shqiptarë’ dhe për t’u thënë edhe një herë: vazhdoni të kryeni krime.
Mojsiloviçi foli me njerëz nga KFOR-i, me komandantin Ulutaş, një turk, i cili tha: ‘Pa problem, Policia e Kosovës do të punojë me ne...’. Vërtet, pa problem? Në rregull, tani e shohim pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999, i kuptojmë të gjitha dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull. Nga kjo perspektivë, të paktën e dimë me kë kemi të bëjmë. Thjesht mos u shtirni se jeni këtu për ndonjë lloj dialogu apo diçka të tillë, sepse nuk jeni për dialog. Dhe gjithçka u bë që ne ta përmbushnim, në mënyrë që ata të përmbushnin atë detyrim të vetëm.
Dhe ata nuk e përmbushën atë dhe kurrë nuk u shkoi ndër mend ta përmbushnin. Dhe ata thonë se nuk u shkoi ndër mend kurrë. Dhe ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse doni ta dëboni Serbinë nga Kosova. Dhe ju ende na kërkoni t’ju kërkojmë falje dhe t’ju themi sa të sjellshëm jeni, por ne jemi ‘të këqij’ dhe nuk dimë çfarë po bëjmë. Ata as nuk i respektojnë kontratat dhe marrëveshjet që kanë arritur dhe nënshkruar. Dhe ende po më japin leksione. Pra, nëse i jepni leksione dikujt tjetër, harrojeni mua. Ky është mesazhi im për ta. Kjo ishte ndoshta biseda më e keqe midis gjeneral Mojsiloviçit dhe komandantit të KFOR-it deri më tani”, theksoi Vuçiç./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikëve në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit se Shqipëria ësh...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e cila është larguar nga rrathët e Partisë Socialiste, ka reag...
Joni Ernst, Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. Gjatë...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të preside...
Departamenti Amerikan i Shtetit SHBA- Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me deklaratat e ...
KOSOVË- Paralajmërimi i Bashkimit Evropian, reagimet e ashpra në Kosovë dhe përplasja mes zyrtarëve në Tiranë e Beogra...
Nemanja Staroviç TIRANË- Ministri serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, ka reaguar pas deklaratave të kryeminis...
Majlinda Dhuka TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit se...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vu&ccedi...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit t&eum...