4 September 2026, 09:09
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen italiane Giorgia Meloni, pasi sot është bërë qeveria më jetëgjatë që ka qëndruar në detyrë. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se pas 1,413 ditësh në detyrë, 'motra' e tij Meloni bëhet kryeministrja që ka drejtuar qeverinë më jetëgjate në Itali.
“Giorgia, lexoj që nga sot je shefja më jetëgjatë e qeverisë në historinë e republikës italiane. Por vërtet, isha mësuar keq që vetëm unë po dilja jetëgjatë”, thotë Rama.
Gjatë mesazhit të urimit, Rama i propozoi asaj një sfidë tjetër, që të thyente rekordin që ka vendosur vetë Rama që drejton një qeveri që vijon prej 13 vitesh në detyrë.
“Tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”, përfundon Rama.
"Giorgia, po lexoj se nga sot je në krye të qeverisë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Po me të vërtetë? Qenkam mësuar keq unë duke ndërruar bashkëbisedues në Romë pothuajse me ritmin e ndërrimit të trajnerëve të Milanit. E megjithatë, shiko sa gjë e çuditshme, demokracia italiane nuk duket aspak në rrezik, pavarësisht gjithçkaje që sidomos ne në të majtë kishim parashikuar kur ti mbërrite në Palazzo Chigi me pantallona të zeza. Më kujtohet madje se edhe Ursula në atë kohë u shqetësua jo pak. Sot ndërkohë edhe ajo do të jetë shumë e lumtur për këtë rekord tëndin. Sepse në vend që të marshoje mbi trupin e Evropës, siç trembeshin, e përqafove Evropën dhe madje e ndihmove të kuptojë më mirë disa gjëra: në çështjet e sigurisë, emigracionit ilegal natyrisht. Por gjithsesi duhet t'i thuash të gjitha: që kur je ti ka një deficit demokratik të madh në Itali: i nxore burrat jashtë luftës për pushtet, e cila tashmë është bërë një punë mes grash, ekskluzivisht mes grash. Çfarë të të them më shumë e dashur Giorgia, tani është një tjetër rekord për t'u thyer, imi! Dhe mjerë ata që më thonë se Italia nuk është në Ballkan, eh, sepse jemi gjithmonë prapa Gjermanisë ku një tjetër zonjë e shkëlqyer ka qeverisur edhe më gjatë se unë. Rroftë Italia, rrofshin gratë italiane dhe shqiptare," tha Rama.
edi rama giorgia meloni
Politike
3 September 2026, 22:55
E. D
KOSOVË- Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi...
Politike
3 September 2026, 22:42
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas mbylljes së mbi 200 profileve në Instagram që pasqyronin protest...
Politike
3 September 2026, 19:59
I.A
Perplasja
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë nesër, më 4 shtator 2026, në dhomë këshillimi, ...
Politike
3 September 2026, 19:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve se qeveria ka bllokuar 200 llogari në rrjete sociale që kanë pasqyru...
Politike
3 September 2026, 18:02
G.M
Ferit Hoxha dhe Marta Kos
DUBLIN- Ministri për Evropën dhe Punët e jashme Ferit Hoxha pas takimit me Komisioneren e Bashkimit Evropian ...
Politike
3 September 2026, 18:01
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat, ka ngritur shqetësimin për situat&eum...
Politike
3 September 2026, 17:05
G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar për sulmin ndaj llogarive të përdoruesve n&eu...
Politike
3 September 2026, 17:15
E. D
Andis Salla
ROSKOVEC- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Roskovec aplikacionin e ri LIS, Sistemi i Informa...
Politike
3 September 2026, 14:37
I.A
Erion Veliaj
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku jan...
Politike
3 September 2026, 15:06
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasmbylljes së disa profileve në rrjete socia...