11 September 2026, 17:19
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episod nga adoleshenca e tij, duke u ndalur te një tipar që, sipas tij, e ka shoqëruar që në moshë të vogël. Duke folur në podcastin Flasim me gazetaren Rudina Xhunga, Rama tha se që i vogël nuk i pranonte kufijtë si diçka të imponuar apo si një fat të pandryshueshëm, por përpiqej t’i sfidonte dhe t’i shtynte ato.
Rama përmendi edhe një episod nga koha kur ishte student, ku së bashku me shokë, gjatë një ushtrimi në atelier, vendosën të pikturonin sfondin e një modeli me ngjyra të ndryshme, në kundërshtim me atë që shihnin realisht. Sipas tij, ideja se secili mund ta paraqiste realitetin në mënyrën se si e shihte vetë ishte një sfidë ndaj rregullave të kohës.
“Nëse do të kthehesha në atë kohë për të gjetur një tipar që mund të paralajmëronte natyrën e liderit që unë u bëra më pas, mund të them që ishte tipari i mospranimit të kufijve. Unë, që fare i vogël, nuk i pranoja kufijtë si imponim apo si fat. Përpiqesha gjithmonë t’i shkelja, t’i shtyja. Gjithmonë të bëja diçka që kufiri thoshte: ‘Mos e bëj’. Dhe refuzimi i kufijve, shtyrja e kufijve, më ka motivuar gjithë jetën time, qoftë në mënyrën e të jetuarit, qoftë në Akademinë e Arteve. Jam përpjekur qysh në krye të herës, që para se të fillonte lëvizja në Akademi, që pastaj përcaktoi një drejtim për atë që u kthye në një lëvizje më të gjerë, me programet, me rregullat që duheshin respektuar. Në një nga episodet e asaj kohe, në atelier, me shokët bënim në pikturë një model që kishte një sfond të vetin dhe ramë dakord me pesë shokët që do ta bënim sfondin secili me një ngjyrë tjetër dhe, kur të vinte profesori, t’i thoshim që ishte ajo që shikonim. Kështu ndodhi. Ai ishte një mur i lyer me gëlqere, i bërë pis. Njëri e bëri të verdhë, njëri blu, njëri jeshil, njëri të kuq. Edhe vjen profesori dhe skandalizohet: ‘Çfarë është kjo?’. Ne të gjithë, në llojin e budallait, i themi: ‘Ja, ajo që është, që shoh atje’. Kjo ‘ashtu e shoh’ ishte një herezi e madhe për atë kohë. Kështu që shtyrja e kufijve, refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
11 September 2026, 16:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila zhbllokoi pagat për Gjykat&...
Politike
11 September 2026, 16:00
E. D
Kuvendi i Kosovës
TIRANË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rinisur pas ndërprerjes, por pa praninë e deputet&...
Politike
11 September 2026, 15:48
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Dallas një takim me kongresmenin amerikan Joe Wi...
Politike
11 September 2026, 15:22
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar ...
Politike
11 September 2026, 14:30
E.d
Klodiana Spahiu
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj në postin e ri. Pë...
Politike
11 September 2026, 13:31
I.A
Petrit Malaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kallëzuar ministrin e...
Politike
11 September 2026, 13:37
E.d
Krerët shtetërorë të Kosovës bëjnë homazhe pranë memorialit kushtuar viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit
...
Politike
11 September 2026, 13:21
E.d
Pamje
KOSOVA- Seanca në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë për shkak të tensioneve dhe përplasjeve me mes...
Politike
11 September 2026, 13:12
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Besfort Lamallari ka reaguar pas shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, duke e cilësuar drejtimin e ...
Politike
11 September 2026, 12:40
E.d
Eno Bozdo
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo e ka deklaruar ditën e sotme se KAYO është një “guaskë...