29 July 2026, 12:03
Nga E.d
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar gjatë seancës gjyqsore, e cila po zhvillohet në ambientet e GJKKO se SPAK ka interpretuar mesazhet institucionale si ndikim. Sipas saj, SPAK po përpiqet të krijojë idenë se ajo ka ushtruar ndikim te kushëriri i saj, Adrian Shatku për futjen në tregun e fibrave optike.
Ajo thotë se ish-ministri Edmond Haxhinasto kishte kërkuar informacion, duke shtuar se SPAK po përpiqet të krijojë idenë se drafti tregon ndikimin e saj tek ministri Haxhinasto.
Kryemadhi ndalet edhe tek sms-të që ka shkëmbyer me kryeministrin Rama, ku ky i fundi i thotë “bëje urgjent” dhe ajo ia ka komunikuar këtë më pas Shatkut. Në lidhje me këtë, ish-deputetja kërkon të dijë pse nuk është pyetur kryeministri për këtë mesazh.
Monika Kryemadhi: SPAK përpiqet të krijojë idenë se drafti tregon ndikimin tim tek ministri Haxhinasto. Më thotë Xhixho se draftin ia ka dërguar Haxhinastos. Unë i them që ma dërgo edhe mua një kopje dhe kaq është. Rezulton vetëm një draft dokument brenda procedurave. Pirro i kishte kthyer përgjigje Mond Haxhinastos. Ky i fundit i ka dërguar kërkesë për informacion për tregun e fibrave optike. Ia dërgon dhe Milena Haritos këtë shkresë. Pse jam unë dhe Pirro dhe pse nuk ishte Haxhinasto e Harito? Sepse edhe unë isha në komisionin për dixhitalizimin. Unë isha përgjegjësja dhe e vetmja që e njihja tregun, për shkak të rrethanave. Thuaj me kë rri, të them cili je. Shatku kërkesën e parë për Haxhinaston e bëri në 2014. Ai i thotë se do të pyesë AKEP-in se si është procedura. Po të ishte se kishte ndikim, e kishte bërë për 5 minuta. Nuk mund të thuhet se takimi kishte prodhuar atë gjë që pretendon akuza, sepse ende nuk ishin mbledhur të dhëna. Kur lexon komunikimet e mia me Ramën, kupton se nuk ka ndikim.
Mesazhet me Edi Ramën:
E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me bordin e vjetër.
Rama më thotë: “Kush bord, o zemër?”
Pirro i them.
Më thotë Pirro ta mbylli për vete.
Do flas me Ahmetajn dhe të them.
Rama thotë: “E di, e di, e kam të qartë.”
Dokumentet tregojnë se procedura administrative kishte filluar më parë. Nga ballafaqimi rezulton se akuza ka interpretuar mesazhe institucionale si ndikim të paligjshëm. Haxhinasto kishte kërkuar informacion para emaileve.
Më pas kemi mesazhin që i shkruaja Shatkut. Isha me Ramën dhe më tha: “Bëje urgjent.”
Nuk kam asnjë mesazh me Metën. Zero mesazhe. Unë i kam thënë: “Bëjeni urgjent”, sepse ma tha Rama. Është pyetur Edi Rama pse më ka shkruar kështu dhe çfarë lidhje ka ai me Shatkun?/Dosja.al
spak gjkko monika kryemadhi
Politike
29 July 2026, 11:53
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi tha se ekzistojnë komunikime me kryeministrin Rama, më shumë se komunikime ndërveprimesh me i...
Politike
29 July 2026, 11:40
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se PD do të dërgojë...
Politike
29 July 2026, 11:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, ka nisur në GJKKO, ndërsa bëhet me dije se t&eu...
Politike
29 July 2026, 10:30
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, për gjyqin i cili do të zhvillohet ditën e sotme. Ajo ësht...
Politike
29 July 2026, 07:46
E.d
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Gjyqi i rradhës ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, do të zhvillohet ditën e sotme....
Politike
28 July 2026, 22:45
E. D
SHBA- Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska,...
Politike
28 July 2026, 20:33
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot një takim publik, ku i prani...
Politike
28 July 2026, 18:40
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim në rrjetet soc...
Politike
28 July 2026, 16:27
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të martë dënimin për gjashtë zyrtar...
Politike
28 July 2026, 16:02
E. D
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të ...