LIVE UPDATES
Politike

REL: Arrestimi i Beqirit rihap dosjen milionëshe të AKSHI-t nën mbikëqyrjen e qeverisë Rama

Beqiri është pjesë e një prej dosjeve më të rëndësishme hetimore në Shqipëri, që lidhet me dyshimet për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

29 July 2026, 13:23 Nga E.d
REL: Arrestimi i Beqirit rihap dosjen milionëshe të AKSHI-t nën
Foto ilustruse

Policia e Shtetit në Shqipëri njoftoi se biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë. Ai është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Beqiri pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Beqiri është pjesë e një prej dosjeve më të rëndësishme hetimore në Shqipëri, që lidhet me dyshimet për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

AKSHI është institucioni qendror që administron dhe zhvillon infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Qeverisë shqiptare, përfshirë platformën e-Albania, sistemet elektronike shtetërore dhe ndërveprimin mes bazave të të dhënave të institucioneve publike. Agjencia mbikëqyret drejtpërdrejt nga kryeministri i Shqipërisë.

Për këtë dosje janë vendosur masa sigurie ndaj tetë personave, mes tyre edhe ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Më 16 dhjetor 2025, ndaj saj u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest shtëpiak”, ndërsa në shkurt të këtij viti ajo dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Masa e sigurisë ndaj Karçanajt u zbut më pas nga Gjykata e Lartë, në detyrim paraqitje, ndërsa në fuqi është masa ndaj saj që ia ndalon daljen nga shteti pa autorizim.

Sipas SPAK-ut, Karçanaj dyshohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë”, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të “një grupi të strukturuar kriminal” Prokuroria pretendon se, në cilësinë e drejtoreshës së AKSHI-t, ajo ka pasur rol në procedurat e prokurimit publik dhe në favorizimin e kompanive të caktuara në disa tenderë të agjencisë. Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe ish-zëvendësdrejtuesja e AKSHI-t.

Sipas SPAK, dy personat e tjerë me role të rëndësishme në hetim janë biznesmenët Ermal Beqiri, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri, dhe Ergys Agasi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Katër personat e tjerë të përfshirë në hetim lidhen me kompani private, procedurat e tenderëve dhe elementë të tjerë të skemës së dyshuar.

Ndaj Ermal Beqirit është caktuar masa e arrestit me burg, në mungesë. Ai dyshohet për veprat penale “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “heqje e paligjshme e lirisë”, “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, vepra të kryera në formën e “grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “pastrim parash”.

Më 21 prill 2026, SPAK njoftoi sekuestrimin e 52 pasurive dhe llogarive bankare me vlerë mbi 40 milionë euro. Pasuritë lidhen me Mirlinda Karçanajn, Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe persona të tjerë që janë nën hetim. Mes pasurive të sekuestruara janë banesa në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, troje, sipërfaqe toke, llogari bankare dhe një jaht në pronësi të Beqirit.

Ermal Beqiri kontrollonte disa shoqëri në sektorin e teknologjisë, por kompania kryesore që del në qendër të hetimit për tenderët e AKSHI-t është "Soft & Solution", e cila dyshohet të ketë përfituar kontrata publike nga ky institucion.

Një nga episodet më të rënda të hetimit ndaj Beqirit lidhet me rastin e pengmarrjes së një biznesmeni. Sipas SPAK-ut, ai dyshohet se ka ushtruar presion në kuadër të një konflikti për konkurrencën në tregun e teknologjisë dhe tenderëve publikë. Biznesmeni që u mor peng kishte paraqitur ankesa për procedurat e ndjekura në disa tenderë. Për këtë, Beqiri përballet edhe me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë dhe konkurrencës së paligjshme përmes dhunës.

Dosja AKSHI-t nuk preku vetëm drejtuesit e agjencisë dhe bizneset private, por solli edhe pezullimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili u përfshi në hetimin e SPAK-ut lidhur me këtë çështje. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike hollësi mbi rolin konkret që dyshohet se ka pasur ai në episodet nën hetim.

Sipas mediave franceze, Ermal Beqiri u arrestua në Francë pasi avioni i vogël që ai pilotonte kaloi mbi zonën e ndjeshme të centralit bërthamor Penly, në Seine-Maritime, duke shkelur kufirin e lejuar të fluturimit. Autoritetet franceze e shoqëruan avionin drejt aeroportit Albert, ku Beqiri u ndalua.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën edhe tre pajisje gjurmuese AirTag. Pas verifikimit të identitetit, autoritetet franceze konstatuan se ai ishte person në kërkim nga Shqipëria për dosjen AKSHI-it. Ai u dënua në Francë me gjobë dhe dënim me kusht për fluturim të paligjshëm dhe tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Policia tha se të mërkurën Beqiri pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens në Francë, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij dhe do të vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë./REL

ermal beqiri francë spak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin