29 July 2026, 12:05
Nga G.M
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet seanca e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në GJKKO. Kryemadhi ka parashtruar pjesë për episodin e fibrës optike, ndërsa SPAK ngre akuza se së bashku me Metën kanë përdorur influencën që kishin për futjen në tregun e fibrave optike si edhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri.
Të gjitha akuzat janë kundërshtuar nga Kryemadhi e cila ka argumentuar se komunikiet me kusheririn e saj Ardian Shatku, te përfshira në dosje nuk janë provë për asnjë ndikim të paligjshëm por bëhët fjalë për një debat institucional. Sipas pretendimeve të saj, e gjithë aktakuza është ndërtuar mbi interpretimet që janë bërë nga mesazhet e telefonit, i cili i është sekuestruar në mënyrë të paligjshshme. Kryemadhi deklaroi se edhe pse vetë akuza e konsideron të parashkruar episodin e fibrës optike, ajo sërish e ka përfshirë atë në aktakuzë.
Pjesë nga parashtrimet e Monika Kryemadhit
Kryemadhi: Në faqen 46 të aktakuzës, akuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të ngritura mbi mesazhet e një telefoni të sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Jam e detyruar t’i shtjelloj të gjitha. Edhe pse për çështjen e fibrës optike thuhet se akuza është e parashkruar, ajo sërish është përfshirë në aktakuzë. Komunikimet lexohen në rend kronologjik. Ato nuk provojnë ndikim të paligjshëm, por tregojnë një debat institucional. Thuhet se dokumenti iu paraqit të gjithë ministrave. Nga mesazhet rezulton se ai u shpërnda te të gjithë ministrat.
Shtaku thotë: "Bravo".
Kjo nuk provon as miratim dhe as ndikim. Është thjesht një mesazh që u shpërnda te të gjithë ministrat dhe, sipas akuzës, konsiderohet provë për ndikim. Nëse dokumenti nuk u miratua, atëherë ky mesazh nuk mund të jetë provë e një ndikimi të suksesshëm. Debati nuk kishte të bënte me favorizimin, por me kompetencën dhe formën ligjore të aktit. Ai tregon se administrata vepronte mbi bazën e një debati institucional. Kishte zvarritje dhe burokraci.
Organi i akuzës citon qëndrimin e Ministrisë së Inovacionit lidhur me projektvendimin për heqjen e ekskluzivitetit dhe dhënien e mundësisë edhe subjekteve të tjera për fibrën optike. SMS-të përmbajnë vetëm debat institucional dhe jo ndikime. Pjesa tjetër lidhet me çështje personale. Prokuroria e ka shkëputur këtë pjesë, duke humbur logjikën e bisedës. Ka keqinterpretim.
Adrian Shtaku bën një pyetje. A ka ndonjë përgjigje nga unë?
Akuza paraqet edhe një e-mail për investitorët privatë. Janë përdorur vetëm katër e-mail-e, ndërsa e-mail-et e tjera kanë të bëjnë me shkollimin e vajzës sime.
Pjesa më e madhe e tyre nuk janë e-mail-e të drejtuara Monika Kryemadhit, por mesazhe që personi që i dërgonte, Shtaku, i bashkëngjiste për çdo çështje që kishte të bënte me Shqipërinë. Edhe çështja e fibrës optike është paraqitur si çështje korrupsioni, me pretendimin se kishte monopol.
Adrian Shtaku kishte nisur kërkesat për t’u pajisur me fibër optike që në vitin 2008. Kur Genc Pollo bëri propozimin për fibrën optike, më vonë ajo iu dha një kompanie pa bërë asnjë kërkesë dhe pa pasur përvojë.
"Shkopin magjik" e kishin disa të tjerë.
Në asnjë dokument nuk përmendet ndonjë favorizim, por dokumentet mbështesin faktin se projekti kishte mundësi financiare. Adriani më dërgoi një e-mail ku shkruante se investitorët po humbnin besimin. Më pas unë i dërgova një mesazh, duke i thënë që të paraqiste një kërkesë zyrtare, në mënyrë që ta merrte siç e kishin marrë edhe të tjerët. Po të kisha pasur diçka informale, nuk do t’i thosha të bënte një kërkesë zyrtare, me shkrim dhe me postë./Dosja.al
ilir meta monika kryemadhi gjkko spak
Politike
29 July 2026, 12:03
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar gjatë seancës gjyqsore, e cila po zhvillohet në ambientet e GJKKO se SPAK k...
Politike
29 July 2026, 11:53
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi tha se ekzistojnë komunikime me kryeministrin Rama, më shumë se komunikime ndërveprimesh me i...
Politike
29 July 2026, 11:40
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se PD do të dërgojë...
Politike
29 July 2026, 11:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, ka nisur në GJKKO, ndërsa bëhet me dije se t&eu...
Politike
29 July 2026, 10:30
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, për gjyqin i cili do të zhvillohet ditën e sotme. Ajo ësht...
Politike
29 July 2026, 07:46
E.d
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Gjyqi i rradhës ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, do të zhvillohet ditën e sotme....
Politike
28 July 2026, 22:45
E. D
SHBA- Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska,...
Politike
28 July 2026, 20:33
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore zhvilloi sot një takim publik, ku i prani...
Politike
28 July 2026, 18:40
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një reagim në rrjetet soc...
Politike
28 July 2026, 16:27
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur këtë të martë dënimin për gjashtë zyrtar...