Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
I pyetur në lidhje me skadalin e denoncuar nga Belid Këlliçi për licensën e kazinosë në Air Albania ai e quajti si një dëshmi e madhe e implikimit të Ramës dhe familjes së tij, të cilët sipas tij, janë përfshirë në kanalet e parave të zeza.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale ka ngritur akuza ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi Rama. Në fjalën e tij ai theksoi se vëllai i kryeministrit menaxhon kaziononë e kullës te Air Albania.
I pyetur në lidhje me skadalin e denoncuar nga Belind Këlliçi për licensën e kazinosë në Air Albania ai e quajti si një dëshmi e madhe e implikimit të Ramës dhe familjes së tij, të cilët sipas tij, janë përfshirë në kanalet e parave të zeza. Sipas Berishës, shkatërrimi i stadiumit kombëtar dhe premtimi për ta rikthyer atë siç ishte nuk u mbajt nga ana e kryeministrit, por u rikthye në një qendër e bizneseve të familjarëve të tij.
NJOFTIM PËR MEDIA
"Të përshëndes Albano dhe të falënderoj për pyetjen. Skandali i madh që denoncoi Belind Këlliçi në fakt, sepse e kishte ndjekur me shumë dokumente, është një dëshmi tjetër e madhe e implikimit direkt të Edi Ramës dhe familjes së tij në të gjitha kanalet e parave të zeza të vendit. Besoj se ju kujtohet kur u shkatërrua stadiumi kombëtar, stadium me vlera të mëdha historike, me një fasadë të njërit prej arkitekteve më të njohur, Edi Rama bëri be e rrufe se ata gurë dhe ato pllaka të fasadës do t'i rikthente siç ishin. Në vend të tyre riktheu kullën Kristaq Rama, dhe dyqanet e pafundme Hanem Rama. Të familjes së tij të gjitha. Në një akt korruptiv të papërmbajtur.
E vërteta është se Olsi Rama, që me rikthimin e tij në Shqipëri, u gjet i implikuar fuqishëm me Xibrakën në drogën dhe me lojërat e fatit bashkë me Geron Xhafën. Por, lukunia e tij nuk ka të ndalur. Ai erdhi me një grup, ndër të cilin edhe të famshmin Gerti Haka, dhe një Lumani, Shkëlqim Lumani, me të cilët menaxhon kazinonë e kullës Kristaq Rama. Në transaksione, siç keni dëgjuar ju, toka që është blerë me 320 mijë euro, është shitur pas 60 ditësh me 26 milionë euro.
Kjo mund të ndodhë vetëm në mbretërinë e Sulltan Surrelit dhe në asnjë vend tjetër botës dhe vetëm me familjarët e tij dhe me askënd tjetër. Sigurisht, që kjo do t'i dorëzohet Skapit të partisë, por siç e di Albano, asnjë dosje që lidhet me Ramën dhe rrethin e tij, aty nuk ecën. Aty bllokohen. Ndaj dhe rruga e vetme, meqë po më pyet, është protesta, protesta dhe vetëm protesta. Mbeten qytetarët të thonë fjalën e tyre," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e diaspo...
Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqip&e...
Mbledhja e Keshillit te Rrogozhines RROGOZHINË- Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër shkrirjes s&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vijimin e protestave qytetare, duke deklaruar se ato nuk jan&e...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë kundër mënyrës se si është zhv...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka tentuar sërish të manipulojë ndjekësit e tij në lidhj...
Andis Salla MALIQ- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Top&cced...
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast ku një qytetar është detyruar ...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme p...
Josif Gorrea DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka dalë hapur kundër propozimit të Partisë Soc...