LIVE UPDATES
Politike

Salla: Shqipëri- Kosovë, marrëveshje të reja për zhvillimin e bujqësisë

Ai theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet në dy drejtime kryesore: zhvillimin dhe transferimin e teknologjive inovacionit në bujqësi, si dhe krijimin e një qasjeje të përbashkët për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore.

26 June 2026, 12:30 Nga E. D
Salla: Shqipëri- Kosovë, marrëveshje të reja për
Andis Salla

TIRANË- Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje të reja bashkëpunimi për të forcuar promovimin dhe zhvillimin e produkteve agro-ushqimore të dy vendeve. Gjatë një konferencë për mediat në Tiranë, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Armend Muja, theksuan rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin bujqësor.

Gjatë fjalës së tij, Salla deklaroi se nënshkrimi i dy marrëveshjeve mes palëve përbën një dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri–Kosovë dhe vullnetit të përbashkët për të kthyer bashkëpunimin në rezultate konkrete për qytetarët. Ai theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet në dy drejtime kryesore: zhvillimin dhe transferimin e teknologjive inovacionit në bujqësi, si dhe krijimin e një qasjeje të përbashkët për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore.

Pjesë nga fjala e Sallës:

Të nderuar anëtarë të delegacionit të Republikës së Kosovës, Kam kënaqësinë t’ju mirëpres sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Vizita juaj dhe nënshkrimi i dy Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet ministrive tona përfaqësojnë një tjetër dëshmi të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe të vullnetit të përbashkët për ta kthyer këtë bashkëpunim në iniciativa konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Këto marrëveshje vijnë në vijim të takimit të zhvilluar në muajin prill në Prishtinë dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm në konkretizimin e angazhimeve të marra nga të dyja palët.

Marrëveshjet materializojnë bashkëpunimin tonë në dy drejtime strategjike:

Së pari, në zhvillimin e shërbimeve këshillimore bujqësore, transferimin e teknologjive dhe nxitjen e inovacionit në bujqësi; Së dyti, në hartimin e një qasjeje të përbashkët për marketingun, promovimin dhe lehtësimin e tregtimit të produkteve agro-ushqimore.

Bujqësia mbetet një sektor me rëndësi strategjike për të dy vendet tona, me ndikim të drejtpërdrejtë në:

zhvillimin ekonomik;
rritjen e mirëqenies së komuniteteve rurale;
krijimin e vendeve të punës;
garantimin e sigurisë ushqimore.

Për këtë arsye, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona merr një rëndësi të veçantë, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave midis dy vendeve, forcimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në interes të fermerëve dhe sipërmarrjeve agro-ushqimore.

Marrëveshja për marketingun dhe promovimin e produkteve agro-ushqimore synon:

rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve tona;
forcimin e pranisë së tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare;
koordinimin e aktiviteteve promovuese dhe pjesëmarrjes në panaire;
si dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve ekonomikë të të dy vendeve.
Ndërkohë, marrëveshja për shërbimet këshillimore, transferimin e teknologjive dhe inovacionin synon:

modernizimin e sektorit bujqësor përmes forcimit të kapaciteteve profesionale;
shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira;
përmirësimin dhe digjitalizimin e shërbimeve për fermerët;
si dhe mbështetjen e tyre me teknologji dhe zgjidhje inovative që rrisin produktivitetin dhe konkurrueshmërinë.
Këto instrumente bashkëpunimi krijojnë një bazë të qëndrueshme për koordinim institucional dhe zhvillim të përbashkët, duke hapur njëkohësisht mundësi të reja për pjesëmarrje në programe, projekte dhe fonde të Bashkimit Evropian, si dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të zhvillimit.

Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kanë treguar vazhdimisht se kur veprojmë së bashku, krijojmë më shumë mundësi zhvillimi për sektorët tanë ekonomikë dhe për qytetarët tanë. Në këtë frymë, jam i bindur se edhe këto marrëveshje do të sjellin rezultate konkrete dhe afatgjata për sektorin agro-ushqimor në Shqipëri dhe Kosovë.

Në përmbyllje, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të veçantë për Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Z. Muja, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe angazhimin e përbashkët në finalizimin e këtyre marrëveshjeve, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për të forcuar më tej partneritetin ndërmjet institucioneve tona.

Një falënderim i veçantë shkon dhe për ekipet teknike dhe institucionet e të dy vendeve, të cilat janë duke u përkushtuar për të kontribuar në hartimin dhe finalizimin e gjithë këtyre dokumenteve që ne jemi duke nënshkruar. Jam i bindur se marrëveshjet që nënshkruajmë sot do të shërbejnë si një bazë e fortë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen dhe do të kontribuojnë së bashku midis dy vendeve tona./Dosja.al

andis salla

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë