Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Sot gjyqi për kryebashkiakun e Tropojës në GJKKO/ Bardhi gazetarëve: Qetësohuni, jemi dëshmitarë
Mësohet se, Bardhi është thirrur si dëshmitar në çështjen kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi.
7 April 2026, 10:44Nga D.S
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Elda Hoti janë paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se, Bardhi është thirrur si dëshmitar në çështjen kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi.
Gjithashtu bëhet me dije se, në GJKKO kanë mbërritur edhe Bledion Nallbati dhe Xhelil Mziu. Në hyrje të GJKKO, Bardhi u thotë gazetarëve se janë thirrur aty si dëshmitarë.
“Me qetësi se jemi dëshmitarë”, u shpreh Bardhi.
Byberi i cili ndodhet nën masën "arrest në shtëpi" dhe zëvendësi i tij Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre me dëm financiar mbi 277 milion lekë, ku për ndërtimin e dy rrugëve, SPAK thotë se rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit.
Sipas hetimeve, ata nuk kanë zbatuar procedurat e kërkuara nga ligji, që parashikojnë aplikimin në sistemin elektronik e-Leje pranë bashkisë, verifikimin e dokumentacionit dhe konsultimin me institucionet përkatëse të mjedisit për të vlerësuar ndikimin e këtyre punimeve./Dosja.al