10 September 2026, 10:04
Nga I.A
Ilir meta
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po i kufizohen takimet me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe eurodeputetë. Në një letër drejtuar drejtorit të burgut, Arjan Bozhaj, Komiteti thotë se është vënë në dijeni të ankesave të Ilir Metës dhe deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Sipas Komitetit, disa prej takimeve të kërkuara nga Meta nuk janë lejuar, ndërsa atij nuk i është bërë e ditur një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është vendosur kufizimi. Helsinki thekson se një problematikë e ngjashme është konstatuar edhe më herët gjatë monitorimit në burgun “Jordan Misja”.
“Ngrihen shqetësime lidhur me moslejimin e zhvillimit të takimeve të këtij të fundit me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetë të Parlamentit Evropian, pa u bërë me dije një vendim i arsyetuar apo baza ligjore mbi të cilën është mbështetur ky kufizim”, thuhet në letër.
Letra
Për këtë arsye, organizata kërkon të mësojë nëse kanë ndryshuar rrethanat që mund të justifikojnë kufizimet e pretenduara dhe cilët janë personat përgjegjës për këtë vendimmarrje. Komiteti i ka kërkuar drejtorisë së burgut informacion të plotë mbi rastin dhe mënyrën se si janë trajtuar kërkesat për takime.
“Rikthimi i pretenduar i së njëjtës praktikë ngre shqetësim dhe kërkon sqarim për personat e përfshirë, veçanërisht nëse kanë ndryshuar rrethanat faktike që do të justifikonin një qasje të ndryshm”, thuhet në letër.
Në një raport të publikuar në prill, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kishte ngritur më herët shqetësime edhe për kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, duke evidentuar problematika lidhur me ajrimin, takimet me familjarët dhe kushtet në qeli./Dosja.al
ilir meta burgu jordan misja komiteti shqiptar i helsinkit
Politike
10 September 2026, 08:35
I.A
Hashim Thaci
HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot fillon shpalosja e deklaratave përmbyllëse n&eu...
Politike
9 September 2026, 23:08
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike Europiane, pasi këta të fun...
Politike
9 September 2026, 20:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë të cilët po vijojnë revoltën e tyre prej më shumë se tre mua...
Politike
9 September 2026, 18:50
G.M
Belinda Balluku
TIRANË- SPAK ka zbardhur detaje nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje të mundshme mes n...
Politike
9 September 2026, 17:42
E.d
Belinda Balluku
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një vilë n&eu...
Politike
9 September 2026, 17:32
E.d
Sali Berisha
SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kong...
Politike
9 September 2026, 16:48
G.M
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka folur për protestat dhe zhvillimet e fundit politike në ...
Politike
9 September 2026, 16:42
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një reagim nga kryeministri Rama në lidhje m...
Politike
9 September 2026, 16:32
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët...
Politike
9 September 2026, 16:11
E.d
Sali Berisha
SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nj&...