Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Përmes një replike të gjatë ata shprehen se protestuesit paqësorë nuk duhet të përballen me përdorim të tepruar të forcës, ndalime arbitrare apo forma frikësimi.
TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë të cilët po vijojnë revoltën e tyre prej më shumë se tre muajsh, ka përfshirë edhe aktorët politikë jashtë vendit. Eurodeputetët e grupit "Demokratët Europianë" kanë fajësuar kryeministrin Edi Rama për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Përmes një replike të gjatë ata shprehen se protestuesit paqësorë nuk duhet të përballen me përdorim të tepruar të forcës, ndalime arbitrare apo forma frikësimi.
Ata theksojne se edhe pamjet ku persona të paidentifikuar ndërhyjnë ndaj demonstruesve kërkojnë një shpjegim të qartë. Kjo duke argumetuar se një qeveri që udhëheq një vend drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të jetë e para që kërkon transparencë dhe llogaridhënie të plotë.
"Raste të izoluara dhune nuk mund të përdoren për të diskredituar një lëvizje të tërë proteste, për të hedhur poshtë shqetësimet legjitime apo për të shmangur pyetjet mbi ngjarje të tjera të dokumentuara. Protestuesit paqësorë nuk duhet të përballen me përdorim të tepruar të forcës, ndalime arbitrare apo forma frikësimi. Edhe pamjet ku persona të paidentifikuar ndërhyjnë ndaj demonstruesve kërkojnë një shpjegim të qartë. Një qeveri që udhëheq një vend drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të jetë e para që kërkon transparencë dhe llogaridhënie të plotë." thanë ata.
Kjo kundërpërgjigje erdhi pas një reagimi të kryeministrit Rama ku ju kërkonte ta lënë Shqipërinë të qetë, pasi është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika e tyre "mendjengushtë".
Rama: A nuk ju vjen turp? Dhe ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e tërhiqni Shqipërinë në këtë. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Ajo nuk e meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik.
Më tej, eurodeputetët shprehn se Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Kjo pasi sipas tyre, një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë shtetin e së drejtës, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të kundërshtuar, protestuar dhe shprehur lirisht mendimin.
"Dje, ndërsa protestat në #Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, pamjet që mbërritën tek ne ishin thellësisht shqetësuese. Numri i ndalimeve u rrit, reagimi i policisë u duk në mënyrë disproporcionale i ashpër, ndërsa persona pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pikëpyetje serioze nëse ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë përgjegjësie. Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit, javën e kaluar, të llogarive në rrjetet sociale të lidhura me protestat, një tjetër shqetësim për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.
Nën Edi Ramën, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë shtetin e së drejtës, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të kundërshtuar, protestuar dhe shprehur lirisht mendimin.", vijon deklaratën ata./Dosja.al
Belinda Balluku TIRANË- SPAK ka zbardhur detaje nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje të mundshme mes n...
Belinda Balluku TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një vilë n&eu...
Sali Berisha SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kong...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, ka folur për protestat dhe zhvillimet e fundit politike në ...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar një reagim nga kryeministri Rama në lidhje m...
Sali Berisha TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, duke nderuar martirët...
Sali Berisha SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nj&...
Ilir Meta TIRANA- Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëv...
Foto ilustruse Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën e djeshme plenare dha sinjalin e parë të bashkëpunimi...
Albulena Haxhiu në Presidencën e Kosovës. Foto arkivi. Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një ...