Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ai tha se reforma e vitit 2014, e cila reduktoi njësitë e qeverisjes vendore në 61 bashki, ishte një goditje ndaj decentralizimit dhe platforma më e egër e cila sipas tij, ka ndikuar në shpopullimin e vendit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka humbur legjitimitetin dhe se përmes reformës territoriale po mundohet të centralizojë pushtetin.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ai tha se reforma e vitit 2014, e cila reduktoi njësitë e qeverisjes vendore në 61 bashki, ishte një goditje ndaj decentralizimit dhe platforma më e egër e cila sipas tij, ka ndikuar në shpopullimin e vendit.
Berisha e ka kritikuar planin e Ramës për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, duke e cilësuar atë si pjesë e politikës së centralizimit të pushtetit nga ky i fundit, gjë që nuk e ka patur kurrë në historinë e Shqipërisë një sundues. Në fund të fjalës së tij, ai përshëndeti qytetarët që kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara kundër reformës dhe deklaroi se ato duhet të vijojnë deri në përmbysjen e qeverisjes së Ramës, të cilën e akuzoi se ka humbur çdo legjitimitet.
Sali Berisha: Edi Rama nuk ka më legjitimitet dhe qeveria e tij, siç faktoi me hartën elektorale, me hartën e ndarjes së pushtetit lokal.
Këto vite faktuan për shqiptarët se ndarja territoriale e vitit 2014 që shkurtoi, pakësoi nga rreth 400 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, në 61 njësi, ishte goditja më e fuqishme që iu bë parimit demokratik të decentralizimit. Por ishte gjithashtu platforma më e egër për shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, për mungesë shërbimesh, për bojkot total të tyre. Reforma territoriale e Edi Ramës së bashku me politikat e ndjekura nga 2014 e gjer sot, kanë tejkaluar në fuqinë e përzënies së shqiptarëve nga shtëpitë dhe fshatrat, qytetet e tyre, mbi dy herë platformën e Vaso Çubrilloviçit, e cila për hir të së vërtetës, përveç zbatimit të largimit të shërbimeve, rrënimit të arsimit, shëndetësisë, injorimit të infrastrukturës, intimidimit me polici, pati dhe një marrëveshje ndërkombëtare me Turqinë për tërheqjen e shqiptarëve nga Kosova në Turqi.
E megjithatë regjimin opresiv të Gjeorgjeviçit dhe Paniçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edi Rama tejkaloi me dy herë numrin e të dëbuarve nga Shqipëria krahasuar me ata që u dëbuan nga Kosova. Por, i pangopur në politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, të centralizimit të plotë, duke tejkaluar në disa aspekte dhe Enver Hoxhën, i pangopur në zbimin e shqiptarëve, gjenocidin e butë ndaj shqiptarëve, ai ndërmori hapin tjetër. Ku në vend që të korrigjonte gabimet katastrofale të reformës së parë, vazhdoi me shkurtimin e 15 bashkive të tjera duke ulur numrin në 46 bashki. Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve të bashkive të shkurtuara, por dhe një reagim të fuqishëm të banorëve të cilët humbën pushtetin vendor në mënyrën më të pajustifikueshme në vitin 2014.
Edi Rama me këtë centralizim prej sulltani që nuk e ka patur kurrë në historinë e Shqipërisë një sundues, kërkon që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbë të dorës. Kërkon të vazhdojë më tej zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia apo vende të tjera në aktin më kriminal, më antishqiptar. Me këtë rast unë përshëndes përzemërsisht të gjithë ata qytetarë, të rinj, të moshuar, burra, gra, që në 70 ditë protestë lartësuan si kurrë më parë nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar në betejën e tij për të ardhme. Përshëndes ata dhjetëra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë nga bashkitë të cilat Edi Rama i ka përcaktuar për zhdukje me reformën e re dhe të atyre të tjerave që po përgatiten të ngrihen në një kryengritje paqësore të fuqishme gjer në përmbysjen e sulltanit të Surrelit, këtij sundimtari që ka humbur çdo legjitimitet. Ju falënderoj për ndjekjen dhe mbetem i hapur për çdo pyetje që të dëshironi./Dosja.al
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar pë...
KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përplasur fizikisht gjatë seancës për konstituimin. Përpla...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrjetet...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kalim...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, t...
Paulin Luli FUSHË- ARRËZ- Banorët e Fushë-Arrëzit janë ngritur sërish në protestës kundër propozimit t&eu...
Eric Wendt TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas konfirmimit të Eric Wendt, si Ambasadori i SHBA-ve ...
Foto ilustruse KOSOVA- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në Kuvend, vetëm pak orë para skadi...
Kuvendi i Kosovës Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit do të mb...
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se takimi me Kurtin nuk...