Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Protestës iu bashkuan edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale nga opozita, Luçiano Boçi dhe kryebashkiaku demokrat Hil Curri. Ky i fundit theksoi se nuk do ta lejojnë shkrirjen e bashkisë dhe do ta mbrojnë atë me çdo kusht. Gjatë fjalës së tij, Curri tha se nuk është bërë asnjë dëgjesë publike në Fushë-Arrëz dhe sipas tij shteti nuk mund të bëjë çfarë të dojë.

FUSHË- ARRËZ- Banorët e Fushë-Arrëzit janë ngritur sërish në protestës kundër propozimit të PS për shkrirjen e bashkive. Gjatë protestës, qytetarët e kanë konsideruar si nëpërkëmbje dhe cenim të dinjitetit propozimin e Partisë Socialiste që bashkia e Fushë-Arrëzit të shkrihet dhe të bashkohet me atë të Pukës.
Protestës iu bashkuan edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale nga opozita, Luçiano Boçi dhe kryebashkiaku demokrat Hil Curri. Ky i fundit theksoi se nuk do ta lejojnë shkrirjen e bashkisë dhe do ta mbrojnë atë me çdo kusht. Gjatë fjalës së tij, Curri tha se nuk është bërë asnjë dëgjesë publike në Fushë-Arrëz dhe sipas tij shteti nuk mund të bëjë çfarë të dojë.
“Për komunitetin e Bashkisë Fushë-Arrëz është i padëshirueshëm Mazniku. Në atë kohë që është mbrojtur kjo zonë, nuk ka pasur shtet dhe s’ka pasur as parti fare. Qytetarët e kësaj bashkie, burrat e gratë, sot më shumë se kurrë janë provokuar. U bëj thirrje deputetëve që të mos e marrin nëpër këmbë dinjitetin e Bashkisë Fushë-Arrëz. Nuk do të shkrihet. Do ta mbrojmë me çdo çmim. Nuk është bërë asnjë dëgjesë publike në Fushë-Arrëz. Nuk mund të bëjë çfarë të dojë shteti me ne”, tha Curri.
Në mbështetje të qytetarëve ishte edhe ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Paulin Luli, i cili kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë më herët. Sipas tij, Rama është tradhtari më i madh i Shqipërisë. Luli foli gjithashtu edhe për periudhën kur ka mbajtur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, duke u shprehur se ka dhënë dorëheqjen kur është përballur me presione.
“Ju kërkoj ndjesë nëse ju kam kërkuar votën për Edi Ramën, por ky nuk e ka merituar dhe nuk e meriton. Nuk e meriton votën e këtij populli. Nuk e ka merituar asnjëherë. Nëse ka një tradhtar i Shqipërisë është Edi Rama, nuk jam unë. Unë nuk ju kam tradhtuar, ja ku jam. Unë kam qenë drejtor i Përgjithshëm, por kur këta kërkojnë që unë të firmos dhe të shkoj në burg për ata unë kam dhënë dorëheqjen. Nuk jam për të vjedhur, nuk jam i korruptuar, nuk jam në interesat e këtyre që duan të shesin Shqipërinë. Unë jam për punë të ndershme, për meritokraci, për drejtësi” ,tha Luli duke bërë thirrje “poshtë qeveria e korruptuar bashkë me Edi Ramën”, u shpreh ai./Dosja.al
Eric Wendt TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas konfirmimit të Eric Wendt, si Ambasadori i SHBA-ve ...
Foto ilustruse KOSOVA- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në Kuvend, vetëm pak orë para skadi...
Kuvendi i Kosovës Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit do të mb...
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se takimi me Kurtin nuk...
Deputetët e legjislaturës së re gjatë betimit Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe dis...
Julinda Emiri TIRANA- Kryetare e Këshillit Kombëtar të PD, Julinda Emiri ka akuzuar ditën e sotme se kryeministri Ram...
Albano Stolaj TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me reformën e re territoriale e cila është propozuar ng...
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika. Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se Kosova ndodhet n&eum...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i LVV-së, Albin Kurti KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dh...
Albin Kurti KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albi...