19 August 2025, 17:52
Nga DOSJA
pamje nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti. Të pranishëm në takim ishin edhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno.
Në takim ishte i pranishëm edhe koordinatori i PD-së për Italinë, Bardhok Doda (njëkohësisht edhe koordinator për Forza Italia), si dhe Dritan Beqiri dhe Lindita Bimi. Në fokus të takimit ishte situata pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat Berisha i cilësoi si një farsë elektorale, duke theksuar se strukturat e PD-së po punojnë intensivisht për të dokumentuar manipulimet e kryera gjatë procesit zgjedhor.
Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha:
Takim me miqtë, Deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti
Pata kënaqësinë të pres në zyrë miqtë e mirë dhe të kahershëm të mi dhe të Partisë Demokratike, Erica Mazzetti, deputete e Forza Italia, si dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok Doda koordinator per Forza Italia, së bashku me Dritan Beqirin dhe Lindita Bimin.
Në takim morën pjesë gjithashtu zyrtarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno. Diskutuam gjerësisht për farsën elektorale të 11 majit dhe për punën e madhe që po bëjnë strukturat e Partisë Demokratike për të identifikuar dhe faktuar këtë manipulim të pashembullt.
Theksuam domosdoshmërinë që Forza Italia të jetë një zë i fuqishëm dhe avokat i demokracisë shqiptare në institucionet ndërkombëtare, duke mbështetur kauzën tonë për rivendosjen e rendit ligjor dhe lirisë së votës në Shqipëri.
Demokratët dhe miqtë tanë evropianë janë të bashkuar për të ndalur autokracinë dhe për të rikthyer shpresën e demokracinë në vend. Takimi ishte i frytshëm dhe inkurajues.
sali berisha
Politike
19 August 2025, 15:57
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Të mërkurën, më 20 gusht, në orën 11:00, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuve...
Politike
19 August 2025, 14:46
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, më 20 gusht për të zhvilluar seancën e radhës me shp...
Politike
19 August 2025, 13:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëve ka folur në lidhje me turiz...
Politike
19 August 2025, 13:43
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ësht&eum...
Politike
19 August 2025, 13:22
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij teksa fliste për eksportet ne vend ësht&eum...
Politike
19 August 2025, 13:05
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëv ka folur në lidhje me s...
Politike
19 August 2025, 12:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
19 August 2025, 10:27
N.F
Bushat
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga gërmimet arkeologjike që po kr...
Politike
18 August 2025, 15:17
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të...
Politike
18 August 2025, 15:10
Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin ...