19 August 2025, 13:22
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij teksa fliste për eksportet ne vend është ndalur edhe lidhur me detajet e publikuara rreth pensionit për kryeministrin. Berisha u shpreh se teksa vendi digjej nga zjarret e shumta kryeministri Edi Rama i përcaktoi vetes një pension prej 4 milionë lekë të cilin e cilësoi si pensioni më i lartë në historinë e vendit.
Teksa bëri llogaritë, Berisha u shpreh se Rama do të marrë 48 milionë lekë në vit pension. Ai tha se ky pension është 30 herë më i madh se mesatarja e pensionit në vend. Këtë ndryshim, Berisha e ka quajtur si preokuptim veror të narkodiktatorit.
"Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi. Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.
Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë. Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.
Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij," tha ai.
berisha rama pension
Politike
19 August 2025, 13:05
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëv ka folur në lidhje me s...
Politike
19 August 2025, 12:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
19 August 2025, 10:27
N.F
Bushat
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga gërmimet arkeologjike që po kr...
Politike
18 August 2025, 15:17
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të...
Politike
18 August 2025, 15:10
Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin ...
Politike
18 August 2025, 15:00
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha a...
Politike
18 August 2025, 13:54
N.F
Foto
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatë...
Politike
18 August 2025, 13:33
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
18 August 2025, 13:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat ka folur në lidhje me dëmet...
Politike
18 August 2025, 13:08
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat ka folur lidhur me situatën e zj...