Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Zotkaj renditi ndër argumentet e tij edhe aktivitetin ekonomik të bashkisë, duke theksuar se në Poliçan operojnë aktualisht 318 biznese, ndërsa zona ka potencial për turizëm malor dhe industrial.
POLIÇAN- Këshilli Bashkiak i Poliçanit ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente. Mbledhja, e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Mimoza Lulaj, u zhvillua me qëllim kundërshtimin e propozimit për ndryshimin e ndarjes administrative territoriale. Gjatë mbledhjes, 15 këshilltarët kanë votuar kundër projektligjit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Poliçan dhe bashkimin e saj me Beratin.
I pranishme në mbledhje ishte edhe kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili tha se arsyet e paraqitura nga PS për shkrirjen e bashkisë nuk qëndrojnë. Ai theksoi se nëse Parlamenti voton pro shkrirjes së kësaj bashkie do të jetë një turp.
Sipas tij, banorët e Poliçanit janë shprehur kundër bashkimit me Beratin. Zotkaj renditi ndër argumentet e tij edhe aktivitetin ekonomik të bashkisë, duke theksuar se në Poliçan operojnë aktualisht 318 biznese, ndërsa zona ka potencial për turizëm malor dhe industrial. Kryebashkikau theksoi ndër të tjera se ndryshimi i statusit të një bashkie duhet të bëhet me pëlqimin e komunitetit.
"Qëndrimi im si krybashkiak ka qenë i qartë qënë fillim. Kam qenë kundra për disa arsye. E para largohen shërbimet. E dyta shpopullimi. E treta rritet një brez i paarsimuar se do ketë shkolla të bashkuara, ku klasa e parë do mësojë me vitin e tretë. Do të jetë një turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes së kësaj bashkie”, tha Zotkaj ndër të tjera.
Gjatë mbledhjes, këshilltarët u njohën edhe me raportin e komisionit të ngritur për zhvillimin e dëgjesave publike me qytetarët. Sipas raportit, banorët kanë shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e tyre ndaj propozimit për shkrirjen e bashkisë, duke e cilësuar atë si të padrejtë.
Në fund të diskutimeve, 15 këshilltarët bashkiakë kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen nëse Parlamenti miraton shkrirjen e Bashkisë Poliçan. Më pas, projektligji për Ndarjen Administrative Territoriale, që parashikon bashkimin e Poliçanit me Beratin, u hodh në votim, ku u rrëzua me 15 vota kundër./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Vuno me gazetarin Arjan Konomi, i cili tha se e kanë sulmuar...
Mark Rutte SHBA- NATO ka reaguar pas letrës që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dërgoi sekret...
Hashim Thaçi HAGË- Gjykata Speciale do ta shpallë më 16 shtator në Hagë aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krer...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një organizim në Puste...
Erald Elezi dhe Gentian GJyli TIRANË- Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor ...
Ministria e Jashtme TIRANË- Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Pustec në ceremoninë e zhvilluar n&eu...
Adriatik Lapaj VLORË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur n&e...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme p...
Arjan Konomi VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është p&e...
Hashim Thaçi HOLLANDË- Ish-presidenti Thaçi ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga Haga p&eu...