21 August 2026, 10:01
Nga E. D
Ministria e Jashtme
TIRANË- Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Pustec në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të Festivalit Folklorik Maqedonas, ku u mbajt vetëm himni maqedonas. Me anë të një reagimi, MEPJ shpreh indinjatën dhe deklaron se edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte eventit një dimension të veçantë publik.
Ministria thekson më tej se mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e protokollit dhe të mirësjelljes institucionale.
Reagimi i MEPJ:
MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.
Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.
Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon. Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona./Dosja.al
ministria e jashtme
Politike
21 August 2026, 09:40
E. D
Adriatik Lapaj
VLORË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur n&e...
Politike
21 August 2026, 08:27
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme p...
Politike
20 August 2026, 22:23
D.S
Arjan Konomi
VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është p&e...
Politike
20 August 2026, 21:24
D.S
Hashim Thaçi
HOLLANDË- Ish-presidenti Thaçi ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga Haga p&eu...
Politike
20 August 2026, 20:12
D.S
Hristijan Mickoski
KORÇË- Pusteci është bërë sot qendra e Festivalit Folklorik Maqedonas, një aktivitet ku i pranish&e...
Politike
20 August 2026, 17:26
D.S\
pd
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në or&...
Politike
20 August 2026, 16:19
E.d
Adriana Kalaja
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lart&...
Politike
20 August 2026, 16:02
E.d
Tedi Blushi
MALIQ- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se banorët e Maliqit nuk duhet të dorëzohen p...
Politike
20 August 2026, 14:03
E.d
Luçiano Boçi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi e cil&e...
Politike
20 August 2026, 13:03
E.d
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Amnesty International ka kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigracionit, duke kë...