21 August 2026, 09:40
Nga E. D
Adriatik Lapaj
VLORË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në fshatin Vuno, ku gazetari, Arian Konomi, u përplas me truprojat e kryeministrit Edi Rama dhe më pas u shoqërua në polici.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Lapaj ka dënuar sjelljen e truprojave të Ramës dhe sjelljen e vetë kryeministrit, i cili urdhëroi eskortën e tij të marrin Konomin.
Në reagimin e tij, Lapaj thekson gjithashtu se kur Rama dhe truprojat e tij sillen në këtë mënyrë me një qytetar që ka zë publik, njerëzit e thjeshtë as nuk i konsiderojnë fare.
Reagimi i Adritaik Lapajt:
Sot, në fshatin Vuno, gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përballur me një sjellje rrugaçërore nga Kryeministri i vendit.
Z. Konomi është banor i fshatit Vuno. Policia aty çdo ditë i gjobit banorët vendas për parkimet e munguara. Sot, eskorta e Kryeministrit ka parkuar gabim e në kundërshtim me ligjin e ka zaptuar gjithë qendrën e fshatit. Z. Konomi ka shkuar dhe u ka kërkuar që të mbahet i njëjti standard edhe për zyrtarët e shtetit pavarësisht funksionit.
Ligjin së pari duhet ta zbatojë Kryeministri e mandej çdo qytetar. Çfarë ndodhi do thoni ju? E kanë marrë Z. Konomi në ajër bodyguardët e Kryeministrit dhe e kanë dërguar në Komisariatin e Policisë Himarë. Falë Zotit nuk u gjendej thikë në duar se janë sjellë njësoj si rrugaçët e diskove të baronëve të drogës!
E dënoj me forcë sjelljen përtej ligjit të shoqëruesve të Kryeministrit, por dhe të vetë Z. Rama i cili i lejon vetes të drejta mbi ligjin, madje dhe shoqërimin arbitrar të një qytetari pavarësisht kush është! Kur sillen në këtë mënyrë me një qytetar që ka zë publik, imagjinoj si sillen me qytetarin punëtor, pensionist, invalid që është shumë më i pambrojtur!/Dosja.al
adriatik lapaj
Politike
21 August 2026, 08:27
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme p...
Politike
20 August 2026, 22:23
D.S
Arjan Konomi
VLORË- Një incident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është p&e...
Politike
20 August 2026, 21:24
D.S
Hashim Thaçi
HOLLANDË- Ish-presidenti Thaçi ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga Haga p&eu...
Politike
20 August 2026, 20:12
D.S
Hristijan Mickoski
KORÇË- Pusteci është bërë sot qendra e Festivalit Folklorik Maqedonas, një aktivitet ku i pranish&e...
Politike
20 August 2026, 17:26
D.S\
pd
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në or&...
Politike
20 August 2026, 16:19
E.d
Adriana Kalaja
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lart&...
Politike
20 August 2026, 16:02
E.d
Tedi Blushi
MALIQ- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se banorët e Maliqit nuk duhet të dorëzohen p...
Politike
20 August 2026, 14:03
E.d
Luçiano Boçi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi e cil&e...
Politike
20 August 2026, 13:03
E.d
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Amnesty International ka kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigracionit, duke kë...
Politike
20 August 2026, 11:57
E.d
Saimir Korreshi
LUSHNJE- Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, ...