20 August 2026, 21:24
Nga D.S
Hashim Thaçi
HOLLANDË- Ish-presidenti Thaçi ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga Haga për skenën politike në Kosovë, duke kërkuar krijimin e një tryeze të përbashkët për të diskutuar dhe adresuar çështjet madhore të vendit.
Në qëndrimin e tij, ish-presidenti Thaçi propozon që Presidenti i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli përmes një reforme elektorale, duke e cilësuar këtë si një mundësi për të evituar krizat e përsëritura institucionale dhe për të garantuar një funksionim më të qëndrueshëm të shtetit.
Më tej, ish-presidenti Thaçi ka theksuar se politika kosovare duhet të ulet mes zotimeve të përbashkëta që përfshijnë sigurinë nacionale, reformat demokratike, investimet në mbrojtje, integrimin në NATO dhe BE, si dhe ruajtjen e raporteve speciale me SHBA-në dhe Shqipërinë.
“Politika të ulet në tryezë mes zotimeve të përbashkëta: sigurisë nacionale, reformave demokratike, reformës elektorale (zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, si mundësi për evitimin e krizave institucionale), politikës së jashtme, marrëveshjeve ndërkombëtare, investimeve në mbrojtje, integrimit në NATO dhe BE, raporteve speciale me SHBA-në, pastaj me Shqipërinë dhe eventualisht dialogu me Serbinë. Kosova si vend ka një datë unike çlirimi, 20 qershorin 1999. Kjo datë shënon, pas 78 vitesh, largimin përfundimtar të policisë, ushtrisë dhe të gjithë aparatit pushtues serb. Por, çdo komunë duke filluar nga Prishtina, ka datën e veçantë të lirisë. Vetëm kur u larguan të gjitha trupat serbe nga territori i Kosovës, u nënshkrua marrëveshja mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-së për transformim në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ndërmjet 20-21 qershorit 1999″, theksoi ai./Dosja.al
hashim thaçi
Politike
20 August 2026, 20:12
D.S
Hristijan Mickoski
KORÇË- Pusteci është bërë sot qendra e Festivalit Folklorik Maqedonas, një aktivitet ku i pranish&e...
Politike
20 August 2026, 17:26
D.S\
pd
TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në or&...
Politike
20 August 2026, 16:19
E.d
Adriana Kalaja
TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lart&...
Politike
20 August 2026, 16:02
E.d
Tedi Blushi
MALIQ- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se banorët e Maliqit nuk duhet të dorëzohen p...
Politike
20 August 2026, 14:03
E.d
Luçiano Boçi
TIRANA- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi e cil&e...
Politike
20 August 2026, 13:03
E.d
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Amnesty International ka kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigracionit, duke kë...
Politike
20 August 2026, 11:57
E.d
Saimir Korreshi
LUSHNJE- Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, ...
Politike
20 August 2026, 11:10
I.A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj udhëheqësve politikë të Kosovës që t&...
Politike
20 August 2026, 10:24
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Një pamje e shpërndarë ditën e djeshme nga Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ku sh...
Politike
20 August 2026, 10:36
E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar vendimin e qeverisë për krijimin e Operatorit t&eu...