19 August 2026, 12:33
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për vrasjen e turistit portugez në Sarandë, duke e cilësuar ngjarjen si një akt makabër. Duke folur me gazetarët, Berisha tha se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë të paktën tre punonjës me uniformë, të cilët, në vend që të parandalonin krimin, e kanë fshehur atë për orë të tëra.
Sipas tij, hetimi duhet të përcaktojë nëse punonjësit e sigurisë kanë marrë pjesë edhe në dhunën ndaj 20-vjeçarit portugez. Kryedemokrati kritikoi gjithashtu reagimin e qeverisë për arrestimin e autorit, duke thënë se duhet të ndjenin turp për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e jo të mburreshin për sukses se u kap vrasësi.
"Por vrasja e turistit portugez ka edhe një karakter konkret shtetëror, sepse në këtë akt makabër, e quaj makabër, erdhi të bëjë pushimet tek ne ai, dhe tani ai përcillet në arkivol, në këtë akt makabër. Bashkëpunëtorë ishin të paktën 3 punonjës me uniformë. Kjo dëshmon se cila është shkalla e lartë e inkriminimit të rojeve të sigurisë në këto lokale. Ata në vend se të parandalonin krimin, e fshehën për orë të tëra krimin, në mos, hetimi do tregojë, ndoshta edhe morën pjesë në masakrimin e 20-vjeçarit portugez. Një turist mund të humbasë jetën në një vend, mund të ndodhë dhe të marrë goditje fatale, por turistit portugez i ndodhën këto në një mjedis ku rojet e sigurisë ishin punonjës shtetërorë dhe kjo dëshmon se cila është shkalla e lartë e inkriminimit. Dhe njëherë, ata punonjës kishin detyrë ta parandalonin, nuk mund të them se futën apo jo thika në trupin e turistit, por ata bënë një krim të shëmtuar sepse e fshehën krimin.
E fshehën krimin e shëmtuar! Dhe shëmtia vazhdon më tej kur krerët e narkoshtetit rrahin gjoksin për sukses se u kap vrasësi pas shumë e shumë orësh në vend se duhet të skuqeshin me turp për aktin që ndodhi në duart e shtetit. Portugezin, pra, e vrau mjedisi kriminal i krijuar nga narkoshteti në Sarandë, Ksamil dhe më gjerë. E vrau mjedisi i dominuar nga të fortët e shtetit. Thika ishte vetëm mjeti, instrumenti i këtij mjedisi. Sot, ambasada të vendeve partnere kryesorë njoftojnë qytetarët e tyre, apo u tregojnë listën e lokaleve në të cilat nuk duhet të shkojnë. Që të gjitha këto kanë licenca. Por ato vazhdojnë punën pa asnjë lloj shqetësimi sepse janë të miqve të qeverisë. Saranda njohu dy ngjarje, kjo është më tragjikja, por më parë u shkelmua oficeri i policisë, dy javë më parë u vra tjetri në derë të shtëpisë aty, de facto rendi është në duart e krimit. Dënoj me forcën më të madhe dhe njëherë shpreh ngushëllime familjes. Çdo shqiptar duhet t’i shprehë ngushëllime kësaj familje. I biri i saj erdhi në Shqipëri për pushim, kthehet në arkivol nga banda shtetërore," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
19 August 2026, 12:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar vrasjen e turistit 20 vjeçar portugez si &lsqu...
Politike
19 August 2026, 12:10
E. D
protesta
TIRANË- Gazeta gjermane RND i ka kushtuar një artikull protestave në vendin tonë, që po mbahen prej rreth tre muajsh...
Politike
18 August 2026, 23:01
E.d
Erald Kapri dhe Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar publikisht kërcënimin që i ka ardhur ...
Politike
18 August 2026, 22:10
E.d
Avdullah Hoti
KOSOVA- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se aktualisht i gjithë procesi i themelimit të institucioneve ...
Politike
18 August 2026, 19:38
E.d
Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar sot për të disk...
Politike
18 August 2026, 17:19
D.S
Kurti dhe Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur pasditen e kësaj të marte takimin e...
Politike
18 August 2026, 17:13
E.d
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, në Presidencë,
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjat&eu...
Politike
18 August 2026, 16:18
E.d
Donika Emini, analiste politike
As zgjedhjet e reja dhe as një vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese nuk do t’i jepnin zgjidhje të...
Politike
18 August 2026, 14:50
D.S
Gëzim Topçiu
MALIQ- Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar për herë të par&e...
Politike
18 August 2026, 13:31
D.S
pd
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, ku e ka cilëzuar këtë sezon turistik si nj&...