31 August 2026, 20:49
Nga E. D

TIRANË- Plarent Ndreca, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se revokimi i kompetencave të Anuela Ristanit nuk krijon vakancë në drejtimin e bashkisë. Duke folur për Top Channel, Ndreca ka theksuar se kompetencat i janë rikthyer Veliajt, i cili vijon të jetë ligjërisht kryetar i Tiranës. Ndreca thekson në tej se Veliaj do të ushtrojë çdo kompetencë që i njeh ligji dhe do të kërkojë krijimin e kushteve për komunikimin me administratën dhe marrjen e vendimeve.
“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj është Kryetari legjitim i Tiranës dhe ka kërkuar që, në vlerësimin e masës së sigurimit, të merret në konsideratë edhe mandati i tij si Kryetar. Z. Veliaj do të ushtrojë çdo kompetencë që ligji i njeh dhe do të kërkojë që t’i krijohen kushtet praktike për komunikimin me administratën dhe drejtimin e qytetit. Nëse shteti e njeh Erion Veliajn si Kryetar, duhet t’i mundësojë edhe ushtrimin efektiv të mandatit.
Kryetari ka shqetësime reale për mënyrën se si është administruar qyteti gjatë mungesës së tij të detyruar. Tirana sot është më e pistë, ka më pak ujë dhe më pak shërbime, që nga largimi i tij nga detyra nuk është hapur asnjë shkollë apo çerdhe e re, ndërsa realizimi i investimeve është në një gjendje jashtëzakonisht shqetësuese. Pra, problemi nuk është vetëm se ushtrimi i kompetencave të deleguara është shkëputur gradualisht nga autoriteti i Kryetarit, problemi është se ndërkohë edhe administrimi i qytetit është përkeqësuar ndjeshëm”, u shpreh avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca.
Avokati thotë se për vendimin ndaj Anuela Ristanit nuk ka pasur komunikim personal mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Sipas tij, qëndrimi i qeverisë nënkupton njohjen e autoritetit të kryetarit të zgjedhur.
“Qeveria deklaroi publikisht, Kryetar i Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj dhe këto vendimmarrje i përkasin atij. Nuk kam asnjë arsye ta interpretoj ushtrimin e një kompetence ligjore të Kryetarit si sfidë ndaj Kryeministrit. Përkundrazi, më duket pozitiv fakti që sot ekziston një qëndrim institucional i qartë i Qeverisë shqiptare se kush është Kryetari dhe kujt i përkasin kompetencat e këtij funksioni. Sa u përket komunikimeve personale ndërmjet z. Veliaj dhe Kryeministrit, nuk ka asnjë komunikim të tillë”, u shpreh avokati./Dosja.al
plarent ndreca erion veliaj
Politike
31 August 2026, 15:07
E. D
KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk do ta përkrahë kandidaturën e Bekim Sejdiut...
Politike
31 August 2026, 19:15
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandida...
Politike
31 August 2026, 19:06
E. D
Sali Berisha, Bekim Sejdiu
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konsensusin e arritur në Kosov&...
Politike
31 August 2026, 13:55
E. D
Igli Tare
TIRANË- Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Tare ...
Politike
31 August 2026, 17:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është një hap larg udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara ...
Politike
31 August 2026, 17:09
E. D
Anuela Ristani
TIRANË- Anuela Ristani ka paraqitur dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj i hoqi&nb...
Politike
31 August 2026, 16:03
E. D
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi me kreun...
Politike
31 August 2026, 15:57
E. D
Selia e partisë Demokratike
TIRANË- Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, i ka kërkuar kryetares së Këshillit Ba...
Politike
31 August 2026, 15:36
E. D
Evis Sala, Edi Rama
TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me shërbimin e trombe...
Politike
31 August 2026, 15:24
E. D
TIRANË- Pas një stine të nxehtë protestash kundër modelit të tij të qeverisjes, kryeministri Edi Rama u rikthye me një...