Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Motra e kirurgut Ademi, Lutfije Ademi Vokshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se lajmi për identifikimin e eshtrave të vëllait “është i rëndë”, pasi gjithmonë ka pasur edhe shpresa se mos ishte diku gjallë.
Pas analizave të ADN-së u konfirmua se Adem Ademi dhe dy persona të tjerë që i përkisnin “Grupit të Intelektualëve” ishin në mesin e personave, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në varreza masive në veriun e Kosovës.
Motra e kirurgut Ademi, Lutfije Ademi Vokshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se lajmi për identifikimin e eshtrave të vëllait “është i rëndë”, pasi gjithmonë ka pasur edhe shpresa se mos ishte diku gjallë. Por, ajo shton se e kanë ditur se ky do të jetë lajmipas gërmimeve në tri lokacione në Jabukë dhe Kalludër.
“Për mua, prej sot përfundon pyetja ‘ku është?’. Tani e di ku e kam. Uroj që edhe për të gjithë familjarët e personave të zhdukur të marrë fund kjo pyetje: ‘Ku e kam familjarin tim?’”, thotë ajo, duke iu dridhur zëri.
Kirurgu Adem Ademi ishte në mesin e 23 intelektualëve që u zhdukën në prill të vitit 1999 në zonën e Zubin Potokut. Në këtë grup shqiptarësh kishte veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës.
Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në bazë të raporteve të ADN-së janë identifikuar edhe Fatmir Fazliu, dhe Ali Haliti, teksa më herët ishin identifikuar edhe tre veprimtarë të tjerë. Lutfija thotë se për 27 vjet priti për fatin e vëllait të saj dhe nuk kishte një varr që t’i dërgonte lule.
“Lehtësimi besoj se do të vije pas kësaj, kur të kryhet ceremonia, e dimë ku e ka varrim, ja çojmë një buqetë me lule. Besoj që pjesa tjetër e lehtësimit të dhimbjes pas varrimit të tij”, thotë ajo.
Ajo shpreson që sa më shpejt të zbulohet fati i të gjithë të zhdukurve, në mënyrë që, siç thotë, familjet e tyre “ta kenë një qetësim, sepse varra mbetet e hapur, dhimbja mbetet e njëjtë për mungesën e atij familjari”.
“Mirëpo mjafton që e dinë se ku e kanë dhe më nuk pyesin 'ku është' ose 'ku e kam familjarin'”.
Ndërkaq, djali i Ademit, Erblin Ademi, shkroi në rrjetet sociale se tani kanë mundësinë që t’i japin babait të tyre lamtumirën dhe nderimin që e meriton.
Në tri lokacionet në veriun e Kosovës, në Jabukë dhe Kalludër autoritetet nisën gërmimet në fund të korrikut ku gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 personave dhe, që në fillim dyshimet ishin se bëhej fjalë për pjesëtarët e “Grupit të Intelektualëve”. Motra e Adem Ademit thotë se ai u gjet në Jabukë dhe “në mesin e krejt të këqijave është më e mira që Ademin e kanë gjetur të kompletuar, e ka të gjithë trupin”.
Trembëdhjetë persona janë arrestuar lidhur me zhdukjen e 23 intelektualëve në veri të Kosovës. Sipas autoriteteve, njëri nga të arrestuarit dyshohet se në kohën e luftës në Kosovë kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se zbulimi i varrezave masive erdhi pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte. Pas përmbylljes së gërmimeve, mbetjet mortore u dërguan për identifikim përmes ADN-së në Hagë.
Sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit më 1998-1999. Ky institut ka dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.
Autoritetet në Kosovë vazhdimisht kanë kërkuar që Serbia të bashkëpunojë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe të ofrojë qasje në arkivat ushtarake, pasi sipas zyrtarëve në Kosovë, kjo mund të ndihmojë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme./REL
Pamje PRISHTINA- Qytetarët në Prishtinë kanë protestuar për të shtatën natë me radhë, duke kërkuar drejt&eum...
Autorët ANGLI- Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u përfshinë në një seri vjedhjesh ...
Foto ilustruse TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas plagosjes së një efektivi në Bazën Ajrore të Kuçovës, duke b&...
Pamje TIRANA- Gazeta prestigjioze franceze "Le Monde" i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Shqipëri, duke vën&eu...
Pamje nga vendngjarja ITALI- Komuniteti i qytetit të Chiarit në Itali vijon të jetë në shok pas vrasjes së 39-vjeçares sh...
Pamje KUÇOVA- Një ushtar është plagosur rëndë me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuç...
Pamje Grabitja me armë e filialit të “Raiffaisen Bank”, në zonën e kompleksit “Kika” në Tiranë, ka ngrit...
Foto ilustruse Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën ba...
Pamje TIRANA- Një grup protestuesish janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, pas marshimit që zhvilluan më herët...
Mbi 1.4 miliard euro për subvencione dhe transfere, më shumë se një miliard për paga dhe po aq për investime kapitale. Këto ...