LIVE UPDATES
Aktualitet

Shënjestronin banesat e familjeve aziatike dhe vidhnin bizhuteri luksoze/ Dënohen me burg katër shqiptarë në Londër (EMRAT)

Në kuadër të hetimeve për raste të tjera të ngjashme janë dënuar edhe dy shqiptarë të tjerë, Hetaj Dionis, 35 vjeç, dhe Arben Cuka, 31 vjeç, të cilët u përfshinë në vjedhje të banesave në zonën e Hayes.

3 November 2026, 19:44 Nga E.d
Shënjestronin banesat e familjeve aziatike dhe vidhnin bizhuteri luksoze/
Autorët

ANGLI- Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Angli, pasi u përfshinë në një seri vjedhjesh në banesa në Londër, duke shënjestruar kryesisht familjet e komunitetit të Azisë Jugore. Hetimet e Policisë Metropolitane zbuluan se autorët kishin vjedhur bizhuteri dhe sende luksi me vlerë mijëra paund, ndërsa për identifikimin e tyre shërbyen pamjet e kamerave të sigurisë, gjurmët forenzike dhe të dhënat e udhëtimeve me transportin publik.

Mes të dënuarve janë Çlirim Ferizi, 26 vjeç, dhe Oresti Saliaj, 40 vjeç. Ferizi u dënua me dy vite burg, ndërsa Saliaj me tre vite e gjashtë muaj. Sipas hetimeve, dy shqiptarët kishin kryer disa vjedhje në zona të ndryshme të Londrës, ku mes sendeve të grabitura ishte edhe një orë Rolex me vlerë 7 mijë paund, bizhuteri floriri dhe një unazë antike.

Një element që ndihmoi hetuesit në zbardhjen e rasteve ishte analiza e kartave Oyster, të përdorura për udhëtimet me transportin publik. Përmes të dhënave dixhitale, policia arriti të rindërtonte lëvizjet e dy personave dhe t'i lidhte ato me vendndodhjet ku ishin kryer vjedhjet. Kamerat e sigurisë kishin dokumentuar gjithashtu lëvizjet e tyre para dhe pas hyrjes në banesa.

Në kuadër të hetimeve për raste të tjera të ngjashme janë dënuar edhe dy shqiptarë të tjerë, Hetaj Dionis, 35 vjeç, dhe Arben Cuka, 31 vjeç, të cilët u përfshinë në vjedhje të banesave në zonën e Hayes. Të dy u dënuan me një total prej pesë vitesh burgim. Ndërkohë, në një hetim të veçantë për një grup kriminal që vepronte në Londër dhe zonat përreth, është dënuar edhe Patrick Doherty, me tre vite e nëntë muaj burg.

Deklarata e policisë

Rreshteri i Detektivëve Ross Smith, i cili drejtoi hetimin e Policisë Metropolitane, tha:

“Këta kriminelë shënjestruan qëllimisht familjet brenda banesave të tyre, duke u shkaktuar viktimave shqetësim emocional dhe frikë. Ky hetim bashkoi një sërë provash, përfshirë të dhënat e kartave Oyster, të cilat forcuan çështjen dhe ndihmuan në krijimin e një tabloje të qartë provuese, duke i vendosur të dy autorët në vendngjarjen e secilës vjedhje. Ne e dimë se vjedhjet në banesa kanë një ndikim afatgjatë te viktimat dhe jemi të përkushtuar që të ndjekim autorët dhe t’i çojmë ata përpara drejtësisë. Qasja jonë po jep rezultate, pasi vjedhjet në banesa kanë rënë me 6% në të gjithë Londrën gjatë vitit të fundit, duke dëshmuar ndikimin e shtimit të patrullimeve dhe masave të synuara policore.”

Hetimi

Të premten, më 30 janar, Saliaj dhe një person i panjohur hynë me forcë në një banesë në Oakleigh Park North, në zonën e Barnet, nga ku vodhën një orë Rolex me vlerë 7,000 paund, si dhe bizhuteri dhe çanta të tjera me vlerë.

Detektivët mbërritën në vendngjarje së bashku me specialistët e forenzikës për të mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë, prova të ADN-së dhe deklarata të dëshmitarëve, duke nisur kështu hetimet.

Shqyrtimi i mëtejshëm i pamjeve të kamerave të sigurisë tregoi se dy personat kishin vëzhguar banesën disa orë përpara vjedhjes, me qëllim identifikimin e pronares së banesës dhe monitorimin e lëvizjeve të saj.

Më 27 shkurt, Ferizi dhe Saliaj hynë me forcë në një tjetër banesë në Shenley Avenue, në Ruislip, nga ku vodhën disa sende me vlerë.

Detektivët analizuan me kujdes pamjet filmike për të gjurmuar lëvizjet e dy personave përpara, gjatë dhe pas vjedhjeve. Pamjet treguan se ata mbërritën në stacionin e Ruislip dhe më pas hipën në një autobus në drejtim të banesës së viktimës.

Kamerat e sigurisë i filmuan teksa hynin me forcë në banesë dhe largoheshin pak më vonë me një çantë të mbushur me sende me vlerë. Më pas, dy personat u filmuan duke hipur në një autobus në drejtim të stacionit të metrosë Ruislip, ku Ferizi rimbushi kartën e tij Oyster përpara se ta përdorte për të hyrë në stacion.

Të nesërmen, të dy personat hynë me forcë në një banesë në Marsh Road, në Harrow, megjithëse këtë herë nuk vodhën asgjë.

Kamerat e sigurisë i filmuan brenda banesës, duke kontrolluar dhe kërkuar në çdo dhomë, përpara se të largoheshin.

Detektivët mbërritën në adresë, mblodhën prova të ADN-së dhe shqyrtuan pamje të tjera filmike.

Pas analizimit të pamjeve, detektivët konstatuan se të dy personat kishin fshehur identitetin duke mbajtur maska në fytyrë gjatë kohës që ndodheshin brenda banesës së viktimës, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre vizual.

Për këtë arsye, efektivët u përqendruan në pista të tjera hetimore, duke analizuar historikun e udhëtimeve të dy personave për të forcuar provat dhe për t’i lidhur ata me secilën vjedhje.

Pas gjurmimit të lëvizjeve të tyre, pamjet treguan se të dy personat kishin mbërritur në stacionin e metrosë Pinner dhe më pas kishin udhëtuar me autobus drejt banesës së dytë.

Pas kryerjes së vjedhjes, Ferizi dhe Saliaj përdorën transportin publik për t’u kthyer në drejtim të stacionit të metrosë Pinner dhe për t’u larguar nga zona.

Efektivët arrestuan Ferizin dhe Saliajn të hënën, më 23 mars, për veprat penale të vjedhjes në banesa. Ferizi u arrestua gjithashtu edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit, policia kreu kontrolle dhe u gjeti të dyve kartat Oyster.

Analizimi i kartave të udhëtimit siguroi një regjistër dixhital me oraret e sakta të lëvizjeve të dy personave gjatë dhe pas secilës vjedhje, duke përforcuar gjithashtu provat e siguruara nga kamerat e sigurisë.

Analizimi i mëtejshëm i kartës bankare të Ferizit tregoi se ai e kishte përdorur atë për të rimbushur kartën Oyster në stacionin e Ruislip, duke siguruar prova të tjera se të dy autorët ndodheshin në zonë në momentin e vjedhjes.

Të dy janë dënuar me një total prej pesë vjetësh e gjashtë muajsh burgim.

Hetime të mëparshme

Mes personave të tjerë të arrestuar janë edhe Hetaj Dionis, 35 vjeç, pa adresë banimi, dhe Arben Cuka, 31 vjeç, banues në Larch Avenue, Ealing.

Të dy personat kryen një seri vjedhjesh të ndërlidhura në zonën e Hayes, duke shënjestruar banesat e familjeve nga komuniteti i Azisë Jugore, gjatë një periudhe tetëditore.

Detektivët arritën t’i lidhnin ata me veprat penale përmes pamjeve të kamerave të ziles së derës, kamerave të sigurisë, të dhënave telefonike dhe regjistrave të udhëtimeve.

Të hënën, më 19 janar, efektivët morën një njoftim për një vjedhje në tentativë në një banesë në Ealing.

Policët mbërritën brenda pak minutash dhe gjetën Dionisin në çatinë e banesës, teksa përpiqej t’i shpëtonte arrestimit.

Me ndihmën e Njësisë së Qenve të Policisë Metropolitane, ai u kap dhe iu gjet një levë hekuri, si dhe sende të vjedhura nga banesa.

Cuka u lokalizua më vonë dhe u arrestua më 4 mars.

Të dy personat u dënuan me një total prej pesë vjetësh burgim në Gjykatën Mbretërore të Isleworth, më 23 prill.

Në një hetim të veçantë të Njësisë Speciale të Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (Flying Squad), Patrick Doherty, 24 vjeç, banues në Ferry Lane, Haringey, u identifikua si anëtar i një grupi të organizuar kriminal që kishte shënjestruar banesat e familjeve nga komuniteti i Azisë Jugore në të gjithë Londrën dhe qarqet përreth, përgjatë disa muajve.

Efektivët e Flying Squad analizuan deklaratat e dëshmitarëve, pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat e sistemit automatik të njohjes së targave (ANPR), të cilat e lidhën Dohertyn me secilën adresë në momentin e kryerjes së vjedhjeve.

Pas një operacioni survejimi, efektivët arrestuan grupin vetëm pak minuta pasi anëtarët e tij kishin hyrë me forcë në një banesë në jugperëndim të Londrës.

Efektivët arrestuan Dohertyn, më 16 tetor 2025, dhe e akuzuan për disa vepra penale të vjedhjes në banesa.

Më vonë, ai u dënua me tre vjet e nëntë muaj burgim në Gjykatën Mbretërore të Kingston, më 22 qershor./Dosja.al

Çlirim Ferizi Oresti Saliaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...