Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-it është njoftuar se rabini Yossi Fridman dhe bashkëshortja e tij, Etka Fridman, së bashku me djalin e tyre, Meir, do të vendosen në Shqipëri për të ngritur shtëpinë e parë të përhershme të organizatës në vend.
TIRANË- Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-it është njoftuar se rabini Yossi Fridman dhe bashkëshortja e tij, Etka Fridman, së bashku me djalin e tyre, Meir, do të vendosen në Shqipëri për të ngritur shtëpinë e parë të përhershme të organizatës në vend. Familja Fridman do të angazhohet për t'i shërbyer komunitetit hebre vendas, si dhe numrit në rritje të turistëve dhe vizitorëve hebrenj që mbërrijnë në Shqipëri.
Shqipëria zë një vend të veçantë në historinë hebraike edhe për shkak të qëndrimit të shqiptarëve gjatë Holokaustit. Tradita e besës, një nga shtyllat e kulturës shqiptare, u bë pjesë e historisë së shpëtimit të hebrenjve, pasi familje të shumta shqiptare i strehuan dhe i fshehën ata në shtëpitë e tyre, duke i mbrojtur nga përndjekja naziste. Në deklaratën e tij, rabini Yossi Fridman e lidh vendosjen në Shqipëri me traditën e besës dhe mikpritjen shqiptare ndaj hebrenjve.
“Koncepti shqiptar i besës do të thotë që ti e mban premtimin ndaj mysafirit tënd pavarësisht kostos. Gjatë Holokaustit, ata e mbajtën atë premtim ndaj popullit hebre. Ne kemi ardhur për të ndërtuar një shtëpi ku çdo hebre që hyn në derë trajtohet si familje, ashtu siç e trajtoi Shqipëria popullin tonë kur kishte më shumë rëndësi”, është shprehur ai.
Një nga arsyet që ka nxitur këtë nismë është edhe rritja e turizmit në Shqipëri, përfshirë numrin e vizitorëve izraelitë. Sipas organizatorëve, kjo ka shtuar nevojën për shërbime fetare dhe komunitare, si ushqim kosher, një sinagogë dhe ambiente ku udhëtarët hebrenj mund të qëndrojnë dhe të festojnë Shabatin. Familja Fridman synon të bashkëpunojë me komunitetin ekzistues hebre për të zhvilluar më tej jetën fetare në vend, duke ofruar njëkohësisht shërbime për vizitorët që kërkojnë një hapësirë për lutje, një vakt Shabati apo kontakt me komunitetin hebre gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri./Dosja.al
Mirjeta Zeka, Donjeta Pajazitaj, Diana Kastrati dhe Sebahate Morina. Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, u ngrit aktakuza ...
pamje LAÇ- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Laç, pasi dyshohet se shisnin lëndë nark...
Pamje DUKAGJIN- 34-vjeçari Angjelin Nika u përcoll të mërkurën për në banesën e fundit, mes lotësh, dhimb...
Kodiana Lala TIRANA- AGSH ka reaguar pas përplasjes e cila ndodhi mes Kreut të PD-së, Sali Berisha dhe gazetares Kodiana Lala, gjatë nj&eu...
pamje ELBASAN- Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në ...
produktet e bllokuara TIRANË- Administrata Doganore ka bllokuar një ngarkesë me mbi 2.1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmij&eu...
Kurum TIRANË- Kompania metalurgjike Kurum ka humbur lejen mjedisore të tipit A, të cilën e dispononte prej shtatorit të vitit ...
Oltion Bistri TIRANË- Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apeli...
Sadete, Gazmir dhe Urim Fiku Hetimet e kryera nga policia e Dibrës, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku kanë zbuluar detaje të re...
Luka Beqiraj SPANJA- Gazetar spanjolle "El Espanol" i ka kushtuar një artikull shqiptarit i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Span...