12 November 2026, 11:54
Nga E.d
Kodiana Lala
TIRANA- AGSH ka reaguar pas përplasjes e cila ndodhi mes Kreut të PD-së, Sali Berisha dhe gazetares Kodiana Lala, gjatë një deklaratë të liderit të opozitës para ambienteve të SPAK. Përmes një reagimi zyrtar, AGSH ka dënuar gjuhën e përdorur nga Berisha kundrejt gazetares Lala. AGSH thekson se gazetarët nuk mund dhe nuk duhet të bëhen objekt i sulmeve personale, etiketimit apo diskreditimit publik për shkak të pyetjeve që shtrojnë, informacioneve që publikojnë apo mënyrës se si ushtrojnë profesionin e tyre.
Në reagimin e tij thuhet se çdo politikan, përfshirë drejtuesit e opozitës, ka të drejtën të kundërshtojë raportimet mediatike, të kritikojë përmbajtjen e tyre dhe të kërkojë korrigjimin e pasaktësive. Por, theksojnë se kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në një instrument për të sulmuar personalisht gazetarët apo për të vënë në dyshim integritetin e tyre profesional përmes akuzave të pambështetura në fakte. Në fund, ata i bëjnë thirrje kreut të PD të tërhiqet nga këto deklarata dhe të kërkojë falje.
Reagimi
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin dhe dënon gjuhën denigruese të përdorur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj gazetares Klodiana Lala. Deklaratat e Berishës, përbëjnë sulme personale që cenojnë dinjitetin profesional të gazetares dhe nuk kontribuojnë në një debat publik të përgjegjshëm. AGSH thekson se gazetarët nuk mund dhe nuk duhet të bëhen objekt i sulmeve personale, etiketimit apo diskreditimit publik për shkak të pyetjeve që shtrojnë, informacioneve që publikojnë apo mënyrës se si ushtrojnë profesionin e tyre.
Çdo politikan, përfshirë drejtuesit e opozitës, ka të drejtën të kundërshtojë raportimet mediatike, të kritikojë përmbajtjen e tyre dhe të kërkojë korrigjimin e pasaktësive. Megjithatë, kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në një instrument për të sulmuar personalisht gazetarët apo për të vënë në dyshim integritetin e tyre profesional përmes akuzave të pambështetura në fakte.
AGSH vlerëson se një gjuhë e tillë, veçanërisht kur përdoret nga figura me ndikim të lartë politik, rrezikon të nxisë armiqësi ndaj gazetarëve, të minojë besimin publik te media dhe të krijojë një klimë frikësuese për ushtrimin e lirë të profesionit. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Klodiana Lala dhe u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë, pa dallim, të respektojnë dinjitetin dhe pavarësinë e gazetarëve. Ne i bëjmë thirrje kreut të PD të tërhiqet nga këto deklarata dhe të kërkojë falje./Dosja.al
Sali Berisha AGSH Klodiana Lala
Aktualitet
12 November 2026, 11:53
G.M
pamje
ELBASAN- Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në ...
Aktualitet
12 November 2026, 11:39
G.M
produktet e bllokuara
TIRANË- Administrata Doganore ka bllokuar një ngarkesë me mbi 2.1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmij&eu...
Aktualitet
12 November 2026, 11:26
G.M
Kurum
TIRANË- Kompania metalurgjike Kurum ka humbur lejen mjedisore të tipit A, të cilën e dispononte prej shtatorit të vitit ...
Aktualitet
12 November 2026, 11:13
G.M
Oltion Bistri
TIRANË- Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apeli...
Aktualitet
12 November 2026, 10:53
Elton Qyno
Sadete, Gazmir dhe Urim Fiku
Hetimet e kryera nga policia e Dibrës, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku kanë zbuluar detaje të re...
Aktualitet
12 November 2026, 10:49
E.d
Luka Beqiraj
SPANJA- Gazetar spanjolle "El Espanol" i ka kushtuar një artikull shqiptarit i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Span...
Aktualitet
12 November 2026, 10:04
E.d
Pamje
BELGJIKA- Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel, ndërsa personat që dyshohet se qëndro...
Aktualitet
12 November 2026, 09:55
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Një investigim i gjerë i Sky News ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet kriminale shqipt...
Aktualitet
12 November 2026, 09:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në or&e...
Aktualitet
12 November 2026, 08:05
E.d
Pamje
KUKËS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc,...