Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bëhet fjalë për 156 mijë njësi produktesh të ambalazhuara, të cilat nuk përmbushnin kërkesat e detyrueshme të etiketimit.
TIRANË- Administrata Doganore ka bllokuar një ngarkesë me mbi 2.1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë, pasi gjatë kontrollit në Tiranë u konstatua se në etiketat e tyre mungonte informacioni për datën e skadencës ose afatin e përdorimit. Bëhet fjalë për 156 mijë njësi produktesh të ambalazhuara, të cilat nuk përmbushnin kërkesat e detyrueshme të etiketimit.
Mallrat janë bllokuar dhe nuk do të lejohen të hidhen në treg deri në përfundimin e verifikimeve dhe procedurave ligjore. Kontrolli u krye në kuadër të masave për respektimin e standardeve të importit dhe mbrojtjen e konsumatorëve, ndërsa autoritetet doganore po vijojnë shqyrtimin e rastit.
Njoftimi i plotë:
Tiranë, dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore e lodra për fëmijë - Administrata Doganore, e angazhuar për mbrojtjen e sigurisë dhe interesave të konsumatorëve Në kuadër të kontrolleve doganore të bazuara në analizën e riskut, Dega Doganore Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, konstatoi një ngarkesë prej 156 mijë njësish produktesh ushqimore e lodra të ambalazhuara, me parregullsi në përmbushjen e kërkesave të detyrueshme të etiketimit.
Gjatë kontrollit fizik u evidentua mungesa e informacionit mbi datën e jetëgjatësisë minimale ose afatin e përdorimit në etiketimin e produkteve përfundimtare, sipas kërkesave të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 434, datë 11.07.2018, “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”. Nisur nga ndjeshmëria e lartë e rastit, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka kërkuar nga Dogana e Tiranës dhe strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme angazhimin maksimal për kryerjen e verifikimeve dhe trajtimin ligjor të mëtejshëm. Për parregullsitë e konstatuara, autoritetet doganore vendosën bllokimin e ngarkesës dhe mosçlirimin e mallrave, deri në përfundimin e procedurave dhe verifikimeve ligjore. Administrata Doganore Shqiptare vijon kontrollet për garantimin e respektimit të kërkesave ligjore për mallrat e importuara, parandalimin e vendosjes në treg të produkteve të papërputhshme dhe mbrojtjen e sigurisë e të interesave të konsumatorëve./Dosja.al
Kurum TIRANË- Kompania metalurgjike Kurum ka humbur lejen mjedisore të tipit A, të cilën e dispononte prej shtatorit të vitit ...
Oltion Bistri TIRANË- Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apeli...
Sadete, Gazmir dhe Urim Fiku Hetimet e kryera nga policia e Dibrës, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku kanë zbuluar detaje të re...
Luka Beqiraj SPANJA- Gazetar spanjolle "El Espanol" i ka kushtuar një artikull shqiptarit i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Span...
Pamje BELGJIKA- Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel, ndërsa personat që dyshohet se qëndro...
Foto ilustruse ANGLI- Një investigim i gjerë i Sky News ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet kriminale shqipt...
Foto ilustruse TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në or&e...
Pamje KUKËS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc,...
Foto ilustruse Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes...
Pamje GJIROKASTËR- Një zjarr ka rënë në një magazinë druri në zonën industriale të Gjirokastrës gjat&eu...